“Këngët e Atdheut tim”, në skenën e TKOB/ Irini Qirjako dhe Bashkim Alibali zbulojnë të veçantat e këtij koncerti

Teatri i Operas, në nder të mjeshtrit të madh të penës e Polifonisë së jugut, Lefter Çipa “Nderi i Kombi” do të mbajë sonte një koncert madhështor.

Këngëtarja Irini Qirjako, foli në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, për vlerat muzikore dhe krijimtarinë e mjeshtrit Çipa.

Koncerti do të përfshijë këngë polifonike, dhe gjithashtu do të ketë edhe prurje të re. Irini Qirjako zbuloi një kombinim të Aleksandër Gjokës dhe sopranos Eva Golemi.

“Lefteri për mua është një Migjenian i pavdekshëm. Edhe pas 100 vitesh do të vlerësohet akoma edhe më shumë. Aq madhështor është ai”, u shpreh ajo.

Gjithashtu pjesë e emisionit “ABC e Mëngjesit” ishte edhe Bashkim Alibali, i cili vlerësoi Lefter Çipën si një poet shumë të madh.

“Lefter Çipa është jo vetëm poet i madh, por edhe njeri i madh. Ai është edhe një patriot i madh që shihet edhe në krijimtarinë e tij”, u shpreh ai.

ObserverKult


Lexo edhe:

FAIK KONICA: JA ÇFARË UDHËHEQËSI E DUAN SHQIPTARËT