Këngëtari i njohur ndahet nga jetë në skenë, fansat të shokuar! Ndërpritet koncerti

Këngëtari Michael Benjamin, i njohur ndryshe me emirin e artit Mikaben, ka humbur jetën gjatë performancës së tij në një koncert në Accor Arena në Paris. Për fat të keq, vdekja e tij është parë ‘live’ nga miliona fansa.

41-vjeçari ishte duke performuar në skenë më grupin muzikor Haitian, Kmpa Carimi, ku papritur u ndje keq. Menjëherë atij iu dha ndihma e parë, mirëpo nuk arriti të jetonte, transmeton ‘shqiptarja.com’.

Koncerti u ndërpre menjëherë, ndërkohë sipas videove të publikuara në rrjet shihet teksa këngëtari u rrëzua papritur teksa po largohej nga skena.


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORJA E NJOHUR

Aktorja amerikane, Angela Lansbury, e njohur botërisht për interpretimin në serialin policor “Murder, She Wrote”, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

E nominuar tre herë për çmimin Oscar, Lansbury pati një karrierë të gjatë, 8 dekada në botën e kinemasë, televizionit dhe teatrit.

E lindur në vitin 1925, ajo ishte një nga yjet e mbijetuara të së ashtuquajturës Epoka e Artë e Hollivudit.

Portretizimi që Lansbury i bëri detektives Jessica Fletcher në serialin e sipërpërmendur i solli asaj miliona adhurues nga e gjithë bota.

Aktorja Angela Lansbury e mori rolin në fjalë në vitin 1984 dhe e mbajti për 12 vjet, periudhë gjatë të cilës u xhiruan plot 9 sezone. Përveç se të famshme, shfaqja e bëri atë një nga aktoret më të pasura të Shteteve të Bashkuara, me 100 milionë dollarë të ardhura…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU