Këngëtarja e njohur amerikane, Cherilyn Sarkisian, apo siç njihet në publik me emrin Cher po akuzohet se ka paguar katër burra që me forcë ta kidnapojnë djalin e saj Elijah Blue Allman, nga hoteli ku ka qëndruar në Amerikë së bashku me gruan e tij.
E kjo dëshmi është bërë në vitin 2002 në një gjykatë në Los Anxhelos, dhe është nënshkruar nga gruaja e Allman, Marie Angela King, 36 vjeçe.
Vet Maria ka pohuar se katër burrat që e kanë kidnapuar bashkëshortin e saj, u janë dhënë direktivat nga nëna e Elijah.
Në anën tjetër Cher 77 vjeçe nuk ka reaguar deri më tash lidhur me këto lajme, gjegjësisht akuzave.
Ndryshe, këngëtarja Cher është fitues e çmimeve, Grammy, Oscar, dhe Emmy, dhe për një kohë të gjatë ka qenë në listat e para të këngëve më të dëgjuara./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
SI U DËNUAN ME EKZEKUTIM DY TË RINJ- AKUZAT QESHARAKE
Gjyqi i katër të rinjve të “Grupit armiqësor të Poshnjes” dhe akuza qesharake e Sigurimit të Shtetit, ku u dënua me 25 vjet Muharrem Protoduari dhe 20 vjet Ushtar Çobo.
“4 djem të rinj do të hidhnin në erë me sasi të vogla eksplozivi, Kombinatin e Tekstileve, që shtrihej në një rreze prej 1 km dhe që ruhej rreptësisht me policë të armatosur”.
Ishte kjo akuza absurde e Sigurimit të Shtetit në janarin e vitit 1987, në qytetin e Beratit. Një ngjarje që nuk kishte as më të voglën mundësi të ndodhte. Për shkak se zona ishte rreptësisht e kontrolluar nga regjimi.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ARDI OMERI: LEXOVA EMRIN TËND, FSHEHUR MES GERMASH
Poezi nga Ardi Omeri
Në një libër lexova unë emrin tënd
Fshehur mes gërmash që qanin në heshtje
Gërmova me mllefin e viteve që lashë pas
…Por, çuditërisht sot s’më zgjon as kureshtje…
Më ngjan një histori e treguar nga të tjerë!
Lexuar në përralla me fantazma e njerëz të këqinj,
ku fatkeqësisht fiton edhe i keqi ndonjëherë,
por e shajnë përjetësisht të vjetër dhe të rinj…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult