Këngëtarja e njohur shqiptare: Si më plaçkitën në mes të Tiranës, shumë afër policisë

Këngëtarja Ermiona Lekbello ndau një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë.

Ajo tha, kohë më parë, se “Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ja falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar.”

Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar me një armë në kokë.

Ermiona shtoi llojin e automjetit që e ngaste ajo në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër. Ndërsa në veturë kishte çantën dhe para.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te Drejtoria e Policisë.

Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh policia ia gjeti makinën./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

NJË VËZHGIM DHE NJË PROBLEM NË “BIG BROTHER”: TESTI I INTELIGJENCËS, APO SHPËRFAQJA E INJORANCËS?

Nga Luan Rama

Edhe pse një eksperiment social, subjektet e këtij eksperimenti të titulluar “Big Brother” (një huazim prej të ngjashmëve që shfaqen edhe në televizione të tjerë në disa vende të botës), janë të vetëdijshëm se janë zgjedhur për të qenë protagonistë të një shfaqjeje televizive.

Kjo shfaqje transmetohet për shikuesit drejtpërdrejtë përgjatë 24 orëve pa asnjë truk apo retush. Pra, pa fshehur asgjë.

Padyshim, është një gjetje televizive nga më interesantet, që tërheq shikueshmëri të lartë.

Vlerësuar në pikëpamje të interesave të biznesit, thënë më shqip të interesave të fitimit, vë në plan të dytë treguesit e tjerë që kanë të bëjnë me etikën dhe gjuhën e komunikimit. Po ashtu kulturën apo nivelin intelektual të protagonistëve. Gjithashtu përshtatjen apo sjelljen e tyre në një bashkësi të caktuar e të tjera si këto.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult