Turizmi i aventurës, plazhi dhe historia, të ndërthurura në një kep, atë të Rodonit që ndodhet në Durrës.
Ornela Çuçi, zv.ministre Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, duke publikuar foto nga Kepi i Rodonit, nënvizon se “ky është kepi më i madh në vendin tonë”.
Kepi i Rodonit është monument natyre. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në Shqipëri, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.
Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.
Bregu i Rodonit për turistët që e zgjedhin si destinacion, ofron aventurën, hiking, kaone…etj. Për të apasionuarit e historisë është kalaja.
Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452.
Po ashtu për turizmin fetar, në Kepin e Rodonit janë katër manastire katolike, ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout.