“Keqtrajton” personazhet në skenë…, flet Alketa Vejsiu

Projekti i fundit i moderatores, Alketa Vejsiu, është moderimi i “Dance Albania”.

Gjatë këtij sezoni, moderatorja është “akuzuar” disa herë nga shikuesit për mënyrën si i trajton në skenë konkurrentët, të cilët janë figura të njohura publike.

Gjatë puntatës së fundit, që përkoi me natën e 6-të të “Dance Albania”, teksa në skenë ndodhej Anita Haradinaj, Alketa po mundohej ta drejtonte nga kamera qendrore.

Moderatorja e shfrytëzoi këtë moment për ta shpjeguar këtë “zakon” të saj siç e konsideroi ajo. Alketa ndër të tjera u shpreh se shikuesit çuditën me këtë veprim të saj, por ajo ka hallin se mos Vera Grabocka bërtet në prapaskenë se nuk po rrinë drejt.

“Se kam gjithmonë panikun se mos Vera Grabocka bërtet atje në autobus dhe thotë vetëm hundën po ju shikojmë. Edhe mua më është bërë refleks ngaqë kam 22 vjet që punoj me Verën, në mes të programit, në seriozitet i marr i rrotulloj njerëzit,”-u shpreh Alketa, transmeton ‘noa.al.

Kujtojmë që garës së kërcimit iu shtuan edhe dy konkurrentë të rinj, Melisa Lleshi dhe Visjan Ukcenaj.

Ndërsa në fund të garës në sfidë me Meridianin, nga gara u largua Andi Lila.


Lexo edhe:

ALKETA VEJSIU: DITA NDALET KUR NUK NIS ME TY (TEKSTI DHE KËNGA)

Nuk do zgjohem, po s’më puthe ti
Dita ndalet, kur nuk nis me ty
Nuk më flihet kur e vetme jam
Gjumi ëmbël vjen kur të kam.

Veten nuk e gjeta, më gjete ti
Veten tim e zbulova je vetëm ti
Ëndrrën time e preka, të ndjeva ty
Sot kam veç një puthje, jemi të dy…

Këngën e plotë e gjeni KËTU