Kërcënohet aktori i njohur, Çun Lajçi- ja mesazhet …

Çun Lajçi

Aktori kosovar, Çun Lajçi është kërcënuar. Ai ka pranuar disa mesazhe kërcënuese në llogarinë e tij  në Facebook.

Lajçi i ka bërë publike mesazhet duke paralajmëruar se do t’u drejtohet organeve të rendit, transmeton ‘insajderi’.

Ai ka thënë se do t’i padis.

“Këta ia pafshin hajrin padisë, nesër në mëngjes, se borxh as hak s’u pata! Kqyrni çfarë mërgimtarësh ka atdheu në Gjenevë e n’Gjermani!” ka shkruar ai.

Kërcënuesit i kanë shkruar mesazh se ‘do ta gjejnë ku është e do ta ngrehin zhag duke e lidhur për veturë’.

Këto janë mesazhet kërcënuese që ka publikuar Lajçi:


Lexo edhe:

SHKRIM PREKËS NGA ÇUN LAJÇI: NJI DITË KANË ME THANË E KEMI NJOFTË FILANIN…

Nji ditë kanë me thanë e kemi njoftë filanin!
Po, filanin kanë me thanë! Emnin s’kan me ia përmendë, ani se mund t’jetë emën i shkurtë!

Po i bimë trup për filanin, s’kemi për kend mu harxhua e pse me zgjatë, kanë me thanë! Ashtu-kështu, ai ishte trup shkurt! Fjalët e mëdhaja s’e lan mu rritë. E ka me i ngucë gazi tue folë për filanin me emnin e shkurtë!

Ndoshta edhe kan me përqeshë se si erdhi gabim n’teatër e bani emën!
Ishte sa i humbun po aq i gjetun e nuk dijti pse mbet n’qytet e pse s’u kthye n’katund viran filani!
Por n’rrafsh zbriti se zbriti…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU