Protestat e shumta, një peticion popullor, një veprim ligjor dhe një zjarrvënie nuk kanë qenë të mjaftueshme për të ndaluar qytetin e Palm Springs të instalojë një skulpturë gjigante të Marilyn Monroe në një vend publik, pranë Muzeut të Artit ‘Palm Springs’, transmeton ‘lapsi.al’.
Anëtarët e këshillit të qytetit udhëhoqën një ceremoni kushtuar skulpturës nga artisti i ndjerë Seward Johnson, e njohur si “Forever Marilyn” – ose #metoomarilyn nga ata që e konsiderojnë atë si ‘të pahijshme’ – që tregon aktoren me fustanin e bardhë që fluturon sipër belit të saj dhe të mbathurat që duken qartë.