Filmi “Luaneshat e Kodrës”, do të jetë pjesë e festivalit të Kanës (Cannes), i cili pritet të mbahet në Paris.
Urata Shabani, Vjosa Abazi dhe Blin Sylejmani janë pjesë e filmit të Luana Bajramit.
Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare të Teatri Adriana në Ferizaj.
“Tre aktorë të Teatrit Adriana: Uratë Shabani, Vjosa Abazi, Blin Sylejmani, pjesë të filmit të Luàna Bajramit, “Luaneshat e Kodrës”, film ky që do të jetë në Festivalit të Cannes në Quinzaine des Réalisateurs.
Diku në një fshat të vogël në Kosovë, tri të reja shohin se si ëndrrat dhe ambiciet e tyre po u mbyten. Kërkimin e tyre për pavarësi asgjë nuk mund ndalojë: ka ardhur koha për luaneshat të ulërojnë. Ky është rrugëtimi që na e sjellë Luàna Bajrami përmes filmit të parë të saj. ‘Luaneshat e Kodrës’, do të jetë filmi i parë i gjatë kosovar që do ta shfaqë premierën në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë, atë të Kanës.
Shumë urime e suksese të gjithëve!”, thuhet në njoftimin e teatrit.