Këtë herë falas, Ermonela Jaho rikthehet në Teatrin e Operës për trajnime (Video)

Vetëm pak kohë më parë, një deklaratë e sopranos shqiptare më të njohur në botë, Ermonela Jahos, u bë lajm. Artistja tha se gjatë vizitës së saj në teatrin shqiptar kishte menduar se do të kishte më shumë të rinj të interesuar për masterklasat e mbajtura në Tiranë.

Por, debati i mëvonshëm do të përfshinte, paratë, suksesin dhe refuzimin e disa institucioneve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ashtu si u nis, debati edhe u shua shpejt. Në atë kohë, artistja nuk reagoi. Por këtë sezon, ajo rikthehet sërish në Teatrin e Operës dhe Baletit. Sërish për masterklasat por, këtë herë falas.

Artistët e rinj, nga mosha 18 e deri në 30 vjeç do të kenë mundësinë të trajnohen për teknikën fizike të këndimit, interpretimit skenik dhe përgatitjes psikologjike të repertorit dhe ndërtimit të një roli. Teatri njofton se aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator, ndërsa trajnimet do të zhvillohen në datat 2 deri më 5 tetor.

Ermonela Jaho edhe këtë herë tregon lidhjen me Shqipërinë, dëshirën e saj për të ndihmuar të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj dhe pas diskutim për artdashësit shqiptarë atë që duan të dëgjojnë, disa nota të interpretuara nga zëri më i mirë operistik në botë, transmeton a2news.

Pas Ermonela Jahos, një tjetër artist shqiptar me famë ndërkombëtare pritet të vijë në Tiranë. Angjelin Preljocaj ka konfirmuar praninë e tij për baletin shqiptar.

ObserverKult


Lexo edhe:

SHKO ERMONELA JAHO… IK SA MË LARG NGA KËTU…

Nga Mentor Kikia

Më 21 Prill në Poloni, u mbajt ceremonia për dhënien e çmimit “Artistja e Vitit 2023” në muzikën klasike për artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU