Këto mistere të Tokës ne ndoshta s’do i kuptojmë kurrë

Duna që “gllabëron” fëmijë

Me një lartësi 37 metra, Mount Baldy është duna e rërës më e madhe në skajin jugor të Liqenit Michigan. Indiana e reklamon këtë vend turistik si “të gjallë’, për arsye se cdo zhvendoset me një apo dy metra. Duna nisi të lëvizë kur vizitorët hoqën barin që e mbante të bashkuar. Nuk është mister: shkaktohet prej erës. Por, ajo që i ka tmerruar edhe shkencëtarët është aftësia e dunës për të “gllabëruar” fëmijët. Në korrik të vitit 2013, 6-vjeçari Nathan Woessner ra brenda kur krejt papritur, poshtë tij u formua një gropë 3 metra e thellë. U deshën tre orë për ta nxjerrë, fatmirësisht të gjallë. Muajin tjetër u shfaq një gropë e dytë. Xhepat e thellë të ajrit nuk duhet të krijohen në duna rëre, për arsye se supozohet që rëra duhet të mbishë menjëherë cdo lloj boshllëku. “Jemi duke vërejtur një fenomen të ri gjeologjik”, thotë gjeologia Erin Argyilan, e cila po udhëheq një investigim. Ajo po punonte aty pranë ditën kur Nathani ra brenda në gropë dhe është edhe emocionalisht e angazhuar për të gjetur një përgjigje. Ndoshta duna mund të ketë mbuluar pemë, të cilat kalben dhe krijojnë gropat. Dikur, në dunë janë bërë gërmime për të nxjerrë rërë dhe për ta përdorur për prodhim qelqi, kështu që fenomeni mund të jetë shkaktuar edhe prej njeriut. Por ndërkohë, duna është hsumë pranë publikut.

Syri i Saharasë

Struktura Richat, ose Syri i Saharasë është një figurë rrethore 50 kilometra e gjerë në shkretëtirën më të nxehtë të botës. Ajo është e formuar nga rrathë koncentrikë në nuanca të ndryshme të blusë dhe shihet më mirë nga hapësira. Për një kohë të gjatë, mendohej të kish qenë krateri i formuar nga rënia e ndonjë meteori, por studimet e kohëve të fundit tregojnë se nuk është kështu. Nxehtësia dhe trysnia e një goditjeje meteori lë prapa forma të dukshme, si dhe një formë dioksid silikoni të quajtur koezit. Syri i Saharasë nuk ka asgjë të tillë. Disa njerëz kanë vërejtur një ngjashmëri me përshkrimet që Platoni i ka bërë Atlantisit dhe thonë se qyteti legjendar mund të ndodhet aty. Edhe nëse banorët e Atlantisit kanë jetuar aty, provat tregojnë se kjo strukturë është formuar pothuajse 100 milionë vjet më parë, kështu që nuk janë ata që e kanë ndërtuar. Një tjetër mundësi është që Struktura të jetë maja e një vullkani, por gjithësesi ajo nuk ka formën e kubesë. Teoria kryesore e momentit është se kjo figurë është krijuar për shkak të erozionit gjatë një periudhe të gjatë kohe. Që mbulon atë cfarë ka në tokë, por që nga ana tjetër nuk e zgjidh misterin e formës rrethore.

Lustra e shkretëtirës

Shkëmbinjtë e shkretëtirës janë zakonisht të veshur me një substancë të hollë që varion në ngjyrë nga portokallia, tek e zeza. Njerëzit e lashtë në të gjithë botën bënin pietroglife duke ia hequr këtë “lustër” shkretëtirës. Megjithatë, pavarësisht ekzistencës së saj të përhapur në të gjithë globin, formimi i kësaj lustre të shkretëtirës ka mbetur pa shpjegim. Ajo është e përbërë kryesisht nga argjila. Afro një e treta përbëhet nga hekuri dhe magnezi, që ofrojnë të dyja edhe ngjyrën, edhe misterin. Në mënyrë të veçantë magnezi mund të jetë me një përqëndrim rreth 50 herë më të lartë tek lustra se sa në ambientet rrethues. Eksperimentet laboratorikë kanë treguar se mikro-organizmat mund të përqendrojnë këta elemente. Megjithatë, bakteria do e formonte substancën me një ritëm shumë më të shpejtë nga sa formohet lustra, e cila zakonisht ka trashësinë e flokut të njeriut, dhe e arrin këtë trashësi çdo 1000 vite. Disa studiues besojnë se substanca rrjedh nga shkëmbi ose shkaktohet prej pluhurit që bie nga qielli, pasi ka shumë silicë për të menduar për një shpjegim biologjik. Të tjerë besojnë se hekuri dhe magnezi kërkojnë jetë. Një sugjerim i kohëve të fundit është se ajo mund të prodhohet prej mikro-organizmave që kanë një lloj biokimie krejtësisht të huaj, pothuajse aliene. Kjo biosferë hije mund të ketë patur një tjetër origjinë të jetës nga paraardhësit e të gjithë specieve që ne njohim, ndoshta një lloj jete të bazuar tek silikoni dhe jo tek karboni./bota.al