![](https://observerkult.com/wp-content/uploads/2024/12/projekekkk.jpg)
Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë ka njoftuar se Këshilli i Filmit Artistik ka përzgjedhur disa nga projektet kinematografike.
Më datë 24 dhjetor 2024, Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit Artistik miratoi këto projekte të «filmit artistik me metrazh të shkurtër»:
Projekti «Kolltuku», paraqitur nga producenti Robert Budina p.f., skenari dhe regjia Enxhi Rista,
Projekti «Sofia nga Jugosllavia», paraqitur nga producentja Lorina Pepo p.f., skenari dhe regjia Sokol Keraj,
Projekti «Njëri nga ne», paraqitur nga producenti Belina Jano p.f., skenari dhe regjia Ervin Kotori,
Projekti «Valixhe», paraqitur nga producentja Ajola Daja p.f., skenari Ajola Daja, regjia Adi Guri,
Projekti «Kamioni i bardhë», paraqitur nga producenti Mateo Cingu p.f., skenari dhe regjia Fabio Seferi,
si dhe këto projekte në kategorinë «postproduksion & distribucion»:
Projekti «Vdekja le të presë», paraqitur nga producenti Edmond Topi p.f., dhe distrihutori MMS Nositi;
Projekti «Lady D», paraqitur nga producenti Fatmir Koçi p.f., dhe distrhutori Betina Goldman / One Eyed Films.
Antarët e KMP nga Z. Isa Qosja (kryetar), Z. Agim Poçari, Z. Ben Andoni, Z. Fatos Berisha, Z. Gentian Zenelaj (anëtarë), vendosën që t’i propozojnë Kryetarit të QKK-së financimin e të gjithë projekteve të sipërpërmendura.
Vendimi i KMP u miratua nga Kryetari i QKK, Z. Eol Çashku.
ObserverKult
Lexo edhe:
“ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE”, MBYLLEN PUNIMET 3-DITORE TË REDAKSIVE SHQIPËRI-KOSOVË