Këto shkelje të normës drejtshkrimore i bëjnë shumica

Nga Eroll Sejdiu


Kur është fjala për përdorimin e “ë”-së, bie në sy se ajo shpesh përdoret pa vend. Përdoret edhe në vetën e tretë njëjës të mënyrës dëftore te tipi i foljeve që atë nuk e marrin; p.sh.: “ndodhë” për (ndodh), “përbënë” për (përbën), “ndienë”, për (ndien), “bënë” për (bën), “ngjanë” për (ngjan), “mbronë” për (mbron), “përdorë” për (përdor), “përhapë” për (përhap) etj.

Shkelje të normës drejtshkrimore ka edhe te përemri i pacaktuar “tjetër” ku në shumës shkruhet gjithkund pa nyjë, p.sh.: trupat tjerë, njerëzit tjerë, shtëpitë tjera, lule tjera, dukuri tjera.

Duhet theksuar se përemri i pacaktuar “tjerë” asnjëherë nuk shkruhet pa nyjë, andaj të gjitha këto fjalë duhet të kenë nyjën përpara.

Drejt duhet të shkruhen kështu: trupat e tjerë, njerëzit e tjerë, shtëpitë e tjera, lule të tjera, dukuri të tjera.

Gabim shkruhen gjithashtu shpesh edhe disa trajta foljesh, si: “dijmë”, “dijnë”, “rrijnë”, “pijmë”, “flejmë” ,”do të vërejsh” etj.

Në gjuhën standarde këtu përdoren trajtat pa “j”, p.sh.: dimë, dinë, rrinë, pimë, flemë, do të vëresh etj.

Shmangie të trajtave drejtshkrimore bëhen gjithashtu shpesh edhe në përdorimin e vetës së tretë njëjës të disa foljeve, kur shkruhet: “Arsimtari din”.; “Ai han”.; “Mjeshtri i ven syzet. ; “Len pasardhës etj.

Drejt duhet të shkruhen: Arsimtari di.; Ai ha.; Mjeshtri i vë syzet.; Lë pasardhës etj.

ObserverKult


Lexo edhe:

TRE MUJORE APO TREMUJORE, 3 MUJORE APO 3-MUJORE- SI DUHET TË SHKRUHET?

Nga Eroll Sejdiu

Gabime ndodhin në shkrimin e numërorëve në ato raste kur duhet të caktohet një periudhë disamujore ose më shumë, ose edhe më pak, si:

Periudha 3 mujore.

Përkujtohet … në 5 vjetorin e vdekjes.

Me një përvojë 6 vjeçare…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU