Ylli i Hollywood, Kevin Sorbo, deklaron se nuk ka më meshkuj me pamje “burrërore” nëpër filma. Aktori i njohur i cili ka spikatur me rolin e tij të Hercules në serialin televiziv të viteve ’90 “The Legendary Journeys” ka folur përmes një interviste për Fox News sa i takon filmave të fundit amerikanë.
Ai thotë se kudo shikojmë gra të guximshme, të sigurta në vetvete, ndërsa meshkujt janë bërë pasiv. Sipas Sorbo, meshkujt janë kthyer në objekt talljeje.
Sorbo argumenton se ka një tendencë të regjisorëve që gratë të marrin rolet kryesore në çdo projekt kinematografik që po prodhohet dhe tashmë ajo shprehja “meshkujt shpëtojnë botën” është zbehur frikshëm.
65-vjeçari shtoi se dëshiron të shohë pjesëmarrje më të madhe të burrave nëpër filma. Ai thekson se sot çdo deklaratë e këtij lloji keqkuptohet nga shoqëria si maskilizëm, por nuk mund të normalizohen burrat që mbajnë veshur fustane në tapetin e kuq.
“Timothée Chalamet, për shembull, shpesh vesh rroba që gjyshi i tij as i vdekur s’do i vishte. Nuk e di ku po merr këshilla mode Chalamet”, thotë Kevin.
Pas botimit të intervistës, shumë e kanë kritikuar Sorbo-n për pikëpamjet e tij, duke theksuar se janë tejet maskiliste pasi ekzistojnë argumentet se në 15 vitet e fundit të gjithë filmat me super heronj kanë si protagonist një mashkull. Ka nga ata që komentojnë se sot burrat inteligjentë, të kujdesshëm e të sjellshëm nuk vlerësohen, madje cilësohen si jo burra./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
BLEDI YLLI: JE KREJTËSISHT E IMJA…
Të vështroj përsëri e përsëri nuk më mjafton
Të ndjej në gjithë trupin tek endesh në mua.
S’mund të them si ndihem teksa më vështron
Je krejtesisht e imja e unë më shumë të dua…
Ajo që ndjej për ty është një ndjenjë e marrë
Një drithërimë shpirti, ethe që vijnë dendur.
Dashuri kam njohur, shijuar dhe më parë
Por dashuria jote është ndjenja më e çmendur
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult