Keqkuptimi, që është një nga mjetet kryesore për të qeshurën dhe që haset kaq shumë në komeditë e të gjitha kohëve (me mjeshtëri është përdorur, p. sh., nga Molieri, Goldoni etj.), është sigurisht një nga mjetet e parapëlqyera edhe te folklorit.
Ai haset në zhanre me një shtrirje pak a shumë të mjaftueshme, siç janë anekdota, fabulat etj.
Keqkuptim kemi atëherë kur një ose disa personazhe ngatërrohen me të tjerë, kur një ngjarje interpretohet ndryshe nga dikush duke krijuar kështu pështjellin apo ngatërresë të kotë, kur një fjalë thuhet prej njerit me një kuptim, ndërsa tjetri e merr me një kuptim krejt tjetër etj.
Ja një shembull:
I shket kamba nji ushtari austriak në vitin 1916, nësa ishte tuj kalue urën e Drinit në Shkodër dhe, në rrezik me kenë përpi prej valëve, kërkon ndihmë dhe vikat me të madhe:
-Bifle, bifle! mein Got! (Ndihmë, ndihmë, o Zoti im!)
-Pije, more dreq, pa gotë! – ia kthen nji katundar nga Beltoja, qi po kalonte asajt.
Tuj pasë grushtat, ça po të duhet gota ty?
Ose
Dulla një fshatar i varfër, shkon në pyll me gomarin për të bërë dru. Bjeri sopatës e sha kooperativën… Aty ishte fshehur Seferi që niset me vrap dhe e spiunon. E thërret kryetari i kooperatívës dhe operativi:
-Pardje, i thonë, _kur ke vajtur për dru në pyll, në ora njëmbëdhjetë zero zero, ti, duke prerë dru, ke thënë këto fialë.
Dhe operativi nxjerr bllokun e lexon një për një të gjitha të sharat e Dullës për kooperativën.
-Këtë radhë të falim – i thotë kryetari i kooperativës – por mos e përsërit herë tjetër.
Dulla, në shtëpi, merr gomarin dhe drejtë në pazar. Të parit myshteri që takoi, nuk ia prishi, por ia la gomarin në dorë, thuajse xhaba fare. Tjetri i dha paratë, zuri gomarin nga kapistra dhe bëri të ike. Pastaj ndali një çast e pyeti:
-Mos ka ndonjë noksanllëk kafsha? -ç’është ajo fjalë? – ia kthen Dulla.
Myshteriu largohet. Dulla e sheh një copë herë e pastaj i flet nga larg.
-Shif, or shok, i thotë: tashti fare fare pa noksanllëk nuk është…
se gjë e gjallë është dhe ky…
-Pse, si është puna: ç’noksanllëk paska?
-Një noksanllëk të vogël fare, i përgjigjet Dulla: ki kujdes, se është pak spiun!
Situatat e krijuara janë nganjëherë vetvetiu qesharake. Në të tilla raste, zakonisht njeri nga personazhet, në mos protagonisti, mbetet keq, bëhet qesharak në sy të të tjereve.
Shembuj:
–Miun s’e nxinte vëra, hiqte dhe kungullin pas.
-Laraska hiqte të ecte si thëllëza, harroi dhe të ecurit e vet.
ObserverKult
Kliko edhe:
20 GJËEGJËZA: ËSHTË SA NJË ARRË, POR I NGJITET MALIT PA KËMBË?