Është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli” Kiço Londo.
Prej 6 vitesh në këtë detyrë që kur në pushtet erdhi e majta, Londo, njihet si një prej miqve të orëve të para të kryeministrit, mbështetës i hershëm i Partisë Socialiste dhe fushatave të Edi Ramës prej kohës së bashkisë.
I njohur si ndërtuesi i teatrove, Londo krijoi tension me të majtën në pushtet, kur në diskutim doli shembja e dy teatrove kombëtare. Eksperimentali që drejtonte ishte restauruar vetëm një vit para rrafshimit.
Regjisor dhe promovues i të rinjve në skenë e regji, Kiço Londo, pat bërë ndërhyrje kolosale në godina që kur kryeministër ishte Nano duke shtuar salla. Mandej restauroi teatrin e Metropolit dhe pas Eksperimentalit, riformatoi edhe sallën që i dhanë në ArtTurbina.
Mandati i Kiço Londos pat mbaruar dy vite më parë. Atëherë në konkurs përballë tij mori pjesë drejtoresha e Metropolit, Jonida Beqo. Kur Rama nuk firmosi shkarkimin e tij, Beqo u kthye në Metropol, ndërsa Londo mbajti detyrën pa mandat.
Këtë herë, në krye të Eksperimentalit u emërua regjisori Altin Basha. Emri i tij u propozua nga Minsitria e Kulturës. Një komision i ngritur pranë saj, në një konkurs pa thirrje publike e megjithatë, i postuar pa bujë në uebin ku vet ka pritur konkuruesit. Londo shkarkohet me një vendim që nuk mban firmën e kryeministrit, mik i hershëm i Londos, por me atë të zëvendësit./BalkanWeb