Kineastë nga mbarë bota mbërrijnë në Prizren për “DokuFest”, 103 filma garojnë në 8 programe

dokufest

Edicioni i 23-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest” do të mbahet nga 2 deri më 10 gusht 2024, në Prizren. 103 filma nga vende të ndryshme të botës do të shfaqen në tetë programet garuese në edicionin e sivjetëm të “DokuFest”

Për 9 ditë rresht qyteti i vjetër i Prizrenit do të jetë vendtakimi i regjisorëve e kineastëve nga mbarë bota, në edicionin e 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filimit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”. Nga data 2 deri më 10 gusht do të shfaqen 250 filma ne total, tha drejtoresha ekzekutive e festivalit Linda Llulla, por 103 prej tyre do të shfaqen në tetë programet garuese.

Ndër emrat e njohur që marrin pjesë është Anna Henckel, udhëheqëse e seksionit të filmave të shkurtër në Berlinale. Ndërsa risi janë programet “Focus Ukraine” dhe “Films on Palestine”.

“DokuFest” është themeluar në vitin 2002 dhe konsiderohet festivali më i madh i filmit në Kosovë. Nga viti 2019, ka fituar statusin e një festivali kualifikues për BAFTA për filma të shkurtër dhe në vitin 2022 u caktua si një festival nominues për Akademinë Europiane të Filmit./BW

ObserverKult


Lexo edhe:

NDRE MJEDA: I TRETUNI