Kinemaja e Tarantinos hapet pas më shumë se një viti mbyllje

Kinemaja ‘New Beverly Cinema’ që tash është pronë e regjisorit Quentin Tarantino është hapur pas më shumë se një viti.

Kjo kinema ka qenë e mbyllur kaq gjatë si pasojë e masave kundër pandemisë COVID-19.

Filmi i parë që u shfaq, ishte i fundit i realizuar nga Tarantino, “Once Upon a Time in Hollywood”.

Për më tepër, disa fansa të filmbërësit amerikan ishin veshur në rrobat e personazhit të Brad Pitt-it në film, Clifford Booth-it./klankosova.tv

LEXO EDHE: Tarantino: “The Social Network”, filmi më i mirë i 10-vjeçarit të fundit