
Në kuadër të festivalit të filmit Sudestival, do të zhvillohet sot në mbrëmje, eventi “Sguardi d’Albania – Memoria, Identità, Futuro”.
Kjo do të jetë një mbrëmje kushtuar kinematografisë dhe kulturës shqiptare. Programi i veçantë sjell në vëmendje historinë, identitetin dhe perspektivën e kinemasë shqiptare. Lajmi u bë i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit. Aktikviteti do të zhvillohet në Teatro Radar, në qytetin Monopoli, ku publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një seri aktivitetesh që përfshijnë projeksione filmash, prezantime librash dhe diskutime me autorë e studiues.
Mbrëmja kulmon me premierën e versionit të restauruar në 4K të filmit “Gunat përmbi tela”, të regjisorit Muharrem Fejzo. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë dhe do të diskutojnë për procesin e restaurimit dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë filmike:
Eriona Vyshka nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
Nicola Barbuti nga Università degli Studi di Bari Aldo Moro / Dabimus srl
Resmie Hallulli nga Fondazione Gramsci di Puglia
Eva Meksi nga Le Aquile di Seta
Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim mes Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Fondazione Gramsci di Puglia dhe partnerëve të tjerë, duke sjellë në Itali një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kinematografike. Kjo do të jetë një mundësi për të parë nga afër historinë e kinemasë shqiptare dhe për të reflektuar mbi rolin e saj në kujtesën dhe identitetin kulturor./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:






