“Kino Pishina”, një argëtim më shumë për kryeqytetasit

kino pishina

“Kino Pishina” është bashkëpunimi më i ri mes Bashkisë Tiranë dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Mbrëmja e kaluar, në Aqua Park Tirana, ka qenë tejet argëtuese, me shfaqjen e filmit në pishinë. Agjencia e Industrisë Kreative organizoi shfaqjen e filmit shqiptar për fëmijë “Shpella e piratëve” mundësuar nga AQSHF.

Përveç imazheve të filmit, që ngjallin nostalgji, kënaqësia për të pranishmit ishte më e madhe pasi për herë të parë shijuan kinemanë mbi ujë. Organizatorët njoftuan se do të ketë të tjera netë të veçanta në vazhdim.

Kino Pishina, Aqua Park Tiranë

“Shpella e piratëve” u shfaq në mbrëmje rreth orës 20:00 dhe u shoqërua me muzikë e lojëra. Më herët, organizatorët kishin njoftuar se hyrja për në këtë festë, do të ishte falas dhe se pjesëmarrësit do të duhej të vinin me veshje të përshtatshme për të ndjekur filmin mbi dyshekët e ujit, në pishinë./ATSH

ObserverKult

Lexo edhe:

NË PRITJE TË UNESCO-S, SI RUHEN PASURITË E RRALLA. MERI KUMBE: XHUBLETA SI SFIDË,…

Zëvendësministrja e Kulturës e Shqipërisë, Meri Kumbe thotë se Xhubleta, dosja e së cilës ka kaluar fazën e parë për t’u njohur në UNESCO përbën sfidën më të madhe.

Ajo flet për masat që janë marrë për ruajtjen e saj. Gjithashtu tregon për rolin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore, në evidentimin e dukurive të trashëgimisë në rrezik zhdukjeje.

Si një nga strategjitë mburojë për trashëgiminë kulturore me objektet si dhe dukuritë e saj të rralla, Ministria e Kulturës planifikoi Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore.

Sot flitet për përpjekjet e njohjes së katër dukurive: “Kcimi i Tropojës”; “Eposi i Kreshnikëve”; “Xhubleta” dhe “Transhumanca” si Pasuri Botërore e Njerëzimit në UNESCO. Zëvendësministrja e Kulturës shpjegon nëse janë evidentuar dukuritë që janë në rrezik më të madh zhdukjeje në vend.

“Realizimi i regjistrit Kombëtar të trashëgimisë na ka dhënë të gjithë mundësinë që t’i evidentojmë këto dukuri. U bë një punë shumë e madhe në terren dhe ishte punë gjithëpërfshirëse. Pra pati edhe pjesëmarrje studentësh. Në të gjitha nivelet që afekton fjala komunitet dhe bartës. Kështu që nga dukuritë që kemi dorëzuar në UNESCO, xhubleta është përzgjedhur si dukuri në rrezik. Ndaj kemi aplikuar bashkë me një plan masash që njihet me emërtimin ndërkombëtar ‘Save Garding Plan’. Për ta pasur, për ta ngritur atë dhe për të qenë një dukuri që të vazhdojë transmetimin”, thotë, Meri Kumbe.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU