“Kinostudioja” do të shndërrohet në Parkun e Artit

Projekti “Parku i Artit” u prezantua në mjediset e Ministrisë së Kulturës të Shqipëris, me pjesëmarrjen e ministres Elva Margariti, kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj dhe të ftuarve nga bota e artit e kulturës.

Tashmë projekti për shndërrimin e hapësirës së ish-Kinostudios në një Park Arti, i mbështetur me fondet e Bashkimit Europian është gati.
Margariti dhe Veliaj prezantuam vizionin për këtë kënd të kryeqytetit.

“Ka qenë një proces i gjatë dhe falë bashkëpunimit të frutshëm të studios projektuese “iRi”, kemi arritur të gjejmë balancën e duhur mes të shkuarës dhe të ardhmes. Mes hapësirave të gjelbra, parqeve dedikuar fëmijëve. Hapësirave ekspozuese dhe krijuese/ Pasurisë së gjigantit të dikurshëm kinematografik, aparatura, makina, garderoba”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Projekti mbulon mbi 16 mijë metra katrorë sipërfaqe të jashtme dhe mbi 2100 metra katrorë sipërfaqe të brendshme.

“Ajo çka kemi tepër për zemër është krijimi i Qendrës Kulturore, që parashikon të ketë që nga laboratorët fotografikë. Studio muzikore, dublimi, produksioni, qeramike. Sallë kinemaje, hapësirë ekspozimi, madje edhe hapësira akomodimi për artistët rezidentë”, vijoi Margariti.

“Nëse do të kujtohemi, në këtë zonë ka qenë një ngrehinë e bukur. Që ishte rrënuar dhe e abandonuar qëllimisht”, tha Margariti.

“Këtë projekt ne do t’ia japim në dispozicion artistëve. Ka qenë një sfidë e madhe e bërë nga të gjithë që kanë kontribuar. E gjithë zona dhe asetet janë pjesë e një pazëlli më të madh dhe Muzeu i Filmit është sfida jonë e radhës për të cilën po punojmë fort. Për t’i dhënë jetë pasi të përfundojë Parku i Artit”, u shpreh ministrja.

Zona, sipas saj, do të shërbejë jo vetëm si zonë për artin por edhe për punësimin e artistëve.

Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh shumë entuziast për fillimin e këtij projekti.

Kryebashkiaku, duke bërë një krahasim me situatën aktuale të pandemisë. Tha se arti nuk mund të lihet pas sepse është “vaksinë për shpirtin”.
Dhe se Bashkia Tiranë do të ketë gjithmonë në fokus krijimin e sa më shumë hapësirave për artistët. Ai shtoi se ky projekt do i rrisë vlerën pronës në këtë zonë. Dhe do jetë një tjetër qendër e rëndësishme në kryeqytet.

“Shfrytëzimi me zgjuarsi i kësaj hapësire, do të rrisë vlerën e pronës. Edhe të vlerës së aseteve në ministri, sigurisht edhe të komunitetit. Në një Tiranë që rritet me 25-30 mijë vetë në vit. Nuk e kemi luksin të kemi vetëm një qendër”, theksoi Veliaj.

Ai sqaroi se nga një zonë e zaptuar, e gjithë hapësira e Parkut të Artit dhe përreth tij, do të transformohet. Madje në zonë do të bëhet edhe një rrethrrotullim, për të lehtësuar lëvizjen e makinave.

“Do të bëhen të gjitha ndërhyrjet fizike dhe pastrimi i territorit, do të ndërhyhet edhe për lëvizjen dhe mobilitetin në të gjithë këtë terren të zaptuar. Në anën tjetër, jemi duke investuar në rrjetin e Ujësjellësit, për t’u siguruar që nuk hapim më kanale, ujëra të bardha, të zeza, gjatë kohës që mbaron ky projekt. Do ndërtohet një rreth-rrotullim, që disiplinon gjithë trafikun në zonë”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, Veliaj tha se edhe në lagjet e reja do të ketë hapësira që do i dedikohen vetëm artit dhe kulturës shqiptare. Duke sjellë në vëmendje lagjen e re të Kombinatit, që jo më kot do të quhet “KombinArt”.

LEXO EDHE:Veliaj: Gjatë verës do përfundohet projekti, në shtator nis ndërtimi i Teatrit të ri

“Disa fakultete, sidomos ato të Arteve kreative, do të transferohen në Kombinat. Kjo është arsyeja pse kemi planifikuar hapësira për galeri e për muze. Sepse unë besoj fort që do prodhojnë ekonomi. Diçka të ngjashme kemi planifikuar edhe brenda njësisë 4 ku jemi sot, tek Bregu i Lumit, në lagjen e re 5 Maji”, nënvizoi ai.

Parku i Artit, do të shndërrojë hapësirën publike rreth Kinostudios në shërbim të artit dhe komunitetit, duke i dhënë zonës një zhvillim të madh./ATSH