Kishte probleme me zemër, ja si është gjendja shëndetësore e Mehdi Malkajt

Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, ka lënë ambientet e spitalit në QSUT në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë stafi i spitalit, ku aktori ishte i shtruar prej disa ditësh, nën kujdesin e mjekëve kardiologë në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT.

Falë përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, aktori gëzon shëndet të plotë dhe ka lënë ambientet e spitalit.

ObserverKult


Lexo edhe:

AKTORI I NJOHUR, MEHDI MALKAJ, SHTROHET URGJENTISHT NË SPITAL- KA PROBLEME ME ZEMËR