Kitaristët e rinj i sjellin Kosovës katër çmime nga Maqedonia e Veriut

Foto ilustrim

Tre kitaristë nga Kosova, Hef Emini tetë vjeç, Ledion Halitaj nëntë veç nga Prishtina dhe Lis Mustafa nga Prizreni, kanë rrëmbyer çmimet kryesore të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës “Tremolo 2021” në Maqedoninë e Veriut.

Nën përkujdesjen e vazhdueshme të mësuesit të tyre Erhan Mujka në Shkollën e Muzikës, Artit dhe Baletit “Beethoven” në Prishtinë, të dy kitaristët e ri Ledion Halitaj dhe Hef Emini sollën në shtëpi gjithsej tre çmimet kryesore në një konkurrencë ndërkombëtare.  

Vlen të theksohet që Hef Emini është më i riu në mesin e fituesve. Ai ka filluar mësimet e kitarës vetëm gjashtë muaj më parë. 

Ledion Halitaj është vlerësuar me vendin e parë në dy kategori, ndërkohë Hef Emini ka zënë vendin e dytë në kategorinë e grupmoshave deri në 9 vjet. 

Ndërsa Lis Mustafa nën përkujdesjen e mësuesit të tij Elvis Bytyqi nga Prizreni, ka marrë vendin e parë nga kategoria III, transmneton ‘rtklive’.

Juria e festivalit Tremolo 2021 është përbërë nga profesionistë nga  ShBA, Gjermania, Franca, Slovenia, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bullgaria, Kosova dhe Serbia etj. 

LEXO EDHE: Dua Lipa vlerësohet me çmimin “Artistja e vitit”