Kjo artiste realizon pikturat me buzëkuq

Amerikanja Alexis Fraser, dallohet për krijimet e saj artistike pasi përveç disa vijave që bën me brushë e ngjyrë, përdorë aty edhe buqëkuqin.

Pasi lyen buzët me buzëkuq ajo puthë pëluhurën dhe për çudi, me këtë metodë ia del që të realizojë portrete krejtësisht të ngjashme me figurat e personaliteteve të cilat i pikturon. Frazer me këtë metodë pune ka filluar në vitin 2012.


Ideja për përdorim të buzëkuqit i lindi një ditë derisa po pikturonte portretin e Marilyn Monroe, dhe për të bërë diçka më ndryshe nga të tjerët, ajo provoi buzëkuqin me të cilin mbushi një hapësirë.
Buzëkuqi sipas saj është simbol dashurie, dhe kjo edhe tregon dashurinë që ka ajo për artin.

Buzëkuqi njëherësh i sjell edhe pozitivitet Fraserit, siç ka thënë ajo në një deklaratë, pasi që kur sheh një krijim arti të punuar me buzëkuq të saj, ndihet sikur të ishte në përralla.
Kështu, portreti i Monroe të cilin e krijoi me buzëkuq doli të jetë mahnitës dhe prej këtu ajo vazhdoi edhe me punimin e portreteve të tjera. Megjithatë, krijimi i portreteve me buzëkuq nuk është metoda e vetme që punon artistja amerikane. Ajo tashmë ka realizuar edhe një radhë idesh të tjera sa i përket artit, përfshirë këtu krijimin e pikturave me bustina çaji, krijimin e punimeve me gishtërinj të këmbëve e këtë duke vallëzuar e disa metoda të tjera./21Media