11-vjeçarja Kiara Ibraj është një ndër 24 finalistet në Sanremo Junior në Itali.
Në një intervistë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News ndau eksperiencën e saj të deritanishme në rrugën drejt këngës.
Kënga e zgjedhur nga Kiara është ‘cover’ i “Never enough” të këngëtares Loren.
“Mami im ka parë njoftimin në rrjetet sociale për regjistrime në Sanremo Junior. Kaluam fazën e parë dhe të dytë, e tani jemi në finale. Fazat e para të pranimit në festival ishin online dhe unë i kalova me sukses.
Kënga e zgjedhur është “Never enough” nga këngëtarja Loren. Kam nisur këngën që në moshë të vogël, rreth 3-4 vjeçe, që kur familja e spikati zërin tim më kanë çuar dhe në kurse kantoje…”, tha 11-vjeçarja./ abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
NISI FESTIVALI “SANREMO”/ RISIA E SIVJETME: NDRYSHIMI I MËNYRËS SË VOTIMIT…
Të martën në mbrëmje në Teatrin Ariston të Sanremos ka ngritur siparin Festivali i 74-të i këngës italiane.
Nën drejtimin artistik të Amadeus, nata e parë ka sjellë performancën e 30 këngëtarëve pjesëmarrës në këtë festival. Marko Mengoni (Marco), fituesi i vitit të kaluar, ka qenë jo vetëm i ftuar special, por edhe bashkëprezantues i natës së parë.
Të tjerë emra që do shoqërojnë Amadeus në skenë gjatë këtyre netëve do jenë: Giorgia, Teresa Mannino, Lorella Cuccarini dhe Fiorello. Risia është fakti që në mbrëmjet e ndërmjetme, artistët që nuk do të performojnë do të dalin në skenë për të prezantuar kolegun pasardhës. E premtja do jetë e dedikuar ndaj artistëve më të mirë në vend që kanë vulosur historinë e muzikës italiane.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult