Kjo është dashuria! Foto virale që flet sa njëmijë fjalë

“Ky është bashkëshorti im, i cili rri nën dritaren e dhomës time të spitalit, ku unë jam shtruar për një javë me pankreatit të keq. I shkrova atij se më mungonte shumë, dhe ai u shfaq ashtu si ishte, me rrobat e tij të punës.”

“Sapo mbaroi detyrën, ai vrapoi drejt meje për të më parë për pesë minuta. Sepse më shumë nuk më lejuan të ngrihem në këmbë. Për mua kjo është dashuria”.

Giulia Pascutti postoi në Facebook një fotografi të shkrepur nga dritarja e dhomës së gjumit të Spitalit Universitar “Santa Maria della Misericordia” në Udine ku ajo është e shtruar. Bashkëshorti i saj, Elia, e përshëndet nga larg. Një histori që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. Një mesazh shprese për të gjithë njerëzit e shtruar në spital, të cilët muajt e fundit, për shkak të rregulloreve anti-Covid, nuk mund të marrin vizita.

Përgatiti Orjona Tresa/Psikologjia

ObserverKult

Kliko edhe:

PREKËSE: I BIRI ZBULON FJALËT E FUNDIT TË PIKTORIT TË NJOHUR TË SALI SHIJAKU