Kjo është foto më e vjetër e Tiranës, shkrepur nga Pietro Marubbi… ja cilat objekte shihen!

Me një urim të veçantë dhe fotografi e ka uruar ditën e Fitër Bajramit muzeu i fotografisë “Marubi”, Shkodër.

Me fotografinë më të vjetër të Tiranës, shkrepur nga Pietro Marubbi, ku dallohet Xhamia e Et’hem Beut dhe Kulla e Sahatit, stafi i muzeut u uron besimtarëve myslimanë: Përshumvjet Fitër Bajramin.

Muzeu “Marubi” ka sjellë ekspozita, biseda, programe edukimi, botime dhe aktivitete të tjera që ndërlidhen patjetër me fotografinë dhe arkivin “Marubi”, zemrën e institucionit, por gjithmonë vëmendja është tek kultivimi, hulumtimi, hapja ndaj publikut e tek kujdesi ndaj studiuesve, vizitorëve, nxënësve e studentëve.

Pastaj krijimi i dinamikave, gjegjësisht për krijimin e një hapësire ftuese e cila ruan e promovon trashëgiminë kulturore në qytet e më gjerë.

Ndërsa viti 2023 duhet theksuar se ka shënuar një rekord vizitueshmërie të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” me një numër total prej 19220 vizitorësh (52,7% femra dhe 47,3% meshkuj), shifër kjo 22% më e lartë se në vitin 2022.

ObserverKult


Lexo edhe:

KUSH ISHTE PIETRO MARUBI DHE ÇFARË TRASHËGIMIE E LA PAS VETES?

Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” ka publikuar, kohë më parë, një material kushtuar Pietro Marubit.

Pietro Marubi (Piacenza, Itali 14. 8.1832 – Shkodër, 22. 5.1903).

“Në moshën 22-vjeçare, u përfshi në lëvizje patriotike kundër pushtimit austriak duke luftuar për bashkimin e Italisë. Përfshirja e tij në këto lëvizje si dhe në vrasjen e Dukës së Parmës, Karlit III, e detyruan të ikte nga vendlindja.

Udhëtimi i tij filloi në Trieste. Për të vijuar në Korfuz, Zarë, Budva. E kjo derisa vjen e vendoset përfundimisht në Shkodër më 1858”. Kështu ka njoftuar muzeu.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult