Kjo është kënga e vjetër arvanitase që i mbijetoi kohës

Gjuha shqipe e dokumentuar e Buzukut, është përplasur me dallgët titanike të zhdukjes. Ndërsa dyndjet e shqiptarëve, janë në këngët heroike të popullit, përcjellë brez pas brezi.

Të vendosur në Greqi gjatë mesjetës, arvanitasit ishin element dominant i popullsisë në disa rajone të Peloponezit dhe Atikës, deri në shekullin e XIX. Me gjithë përpjekjet e parreshtura për asimilimin e tyre, legjendat e këngët e lashta ende këndohen.

Mes shumë studiuesish, Aristidh Kola do të ishte një zë i fortë i historisë dhe prejardhjes së shqiptarëve në Greqi.

“Ata që u përpoqën të ndajnë arvanitët myslimanë nga ata të krishterët, duke i quajtur të parët “turkallvanos” dhe të dytët helenë, nuk dinin ç’të bënin me Skënderbeun, të cilin populli, të krishterë e myslimanë, e quanin hero kombëtar.” –  do të shkruante ai.

Ndërsa kjo këngë e vjetër arvanitase, është ruajtur ndër breza. Ishte Panagis Pappas (1880-1976), arvanitas nga Elefsina (Eleusis), i cili e mësoi atë nga e ëma, ndërsa ajo vetë e kishte mësuar nga kapiteni Anagnostis, luftëtar i Pavarësisë së Greqisë, më 1821.

Kënga e vjetër, thotë:

Arvanitet të këndonjën
gluhën mos e harronjën.
Gjigju si këndon ai plaku,
shih se si lëvis ai gjaku.
Golë me golë e bahet jeta,
bahetë më këngë të drejta.
Arvaniti s’mund të shkruon,
me këndim të gjitha i ruon.
Gluha e pashkruar shuhet,
vëtëmë me këngë ruhet.

Disa nga fjalët e sjella në shqipen standarde:

këndonjën = këndojnë
gluhën = gjuha
harronjën = harruar
gjigju = dëgjo
lëvis = lëvizje
golë = gojë
bahet (ë) = mbahet
shkruon = shkruaj

——————————

Lexo edhe:

NA DUHET NJË ANTOLOGJIA E NAIMIT DHE FISHTËS/PLOTËSON NJË MUNGESË, ËSHTË NJË IDE BASHKUESE !