Për herë të parë, kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023 u zgjodh vetëm me votat e publikut me anë të SMS-ve. Rezultoi që “Duje” ishte e preferuara e publikut.
Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.
Kurse, Elsa Lila është shpallur me votat e jurisë si fituesja e çmimit të parë të Festivalit të Këngës 61-të.
Ndërsa çmimi i vendit të tretë shkoi për 2 Farm me këngën përfaqësuese “Atomike”.
“Ju dua shumë, do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falënderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.
Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës.
Juria, e përbërë nga producenti Genc Salihu, këngëtari Elton Deda, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtarja Alma Bektashi, vlerësoi gjithashtu Erma Micin si “Artistja e re më e mirë”. Ajo konkurroi me këngën “Kozmosi i dashurisë”.
Juria vlerësoi me Çmimin e Karrierës këngëtaren Rovena Dilo.
Në vazhdim mund ta dëgjoni këngën që do e përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision.
Lexo edhe:
AURELA GAÇE REAGON E ZHGËNJYER NGA FESTIVALI I KËNGËS: NDODH TË TË FSHIHET DHE HISTORIA…
ObserverKult