Kjo është vepra më e madhe e artit në Shqipëri, peshon 17 ton- do të vendoset në Shkodër

Për pak javë do të shikojë dritën e diellit… Për momentin po shikon veç dritën e shkëndijave të saldimit… Do të jetë vepra më e madhe e artit në Shqipëri dhe nuk do të peshojë pak, por 17 ton.

Është ‘ngjizur’ në Itali, por babai i kësaj vepre është aq shqiptar, sa edhe emrin e artit ja ka dhënë vetes: Milot. E në fakt, rastësia ka bërë që jo fort larg zonës urbane të Milotit, autori i saj të gjejë strehën që i jep formë idesë së tij të çmendur, “çelësit shqiptar” që shumë shpejt do të vendoset në hyrje të Shkodrës, nën hijen e Rozafës shekullore.

Alfred Mirashi- Milot, është një ndër qindra mijëra shqiptarët e larguar nga atdheu që iu “rrinte ngushtë” në fillim të viteve ’90 për tu vendosur në Itali. Me çmime kombëtare në Itali e ndërkombëtare pothuajse nga çdo kontinent, Miloti tashmë është shndërruar në një artist mjaft të identifikueshëm.

“Kali i tij i betejës” është çelësi dhe simbolikat e tij ekstravagante. Ai tek çelësi ka gjetur të djeshmen, të sotmen e të ardhmen të ngërthyera në një pikë, ka gjetur kurajon, mistikën, provokimin, ekzagjerimin, vulën e tij artistike.

Prej vitesh çelësi i Milotit simbolizon hapjen e portave, të kufijve dhe të çdo pengese tjetër që mund t’i shfaqet njerëzimit. Pas dy veprave të suksesshme në Napoli e në Kinë, kishte ardhur momenti që Shqipëria të kishte vulën e tij.. Çelësi shqiptar “shtëpinë” e tij është paracaktuar ta ketë në Shkodër, jo fort larg Bexhistenit historik. Atje pritet të lartësohet duke u bërë kështu në një farë mënyre një çelës për gjithkënd që hyn e del nga qyteti i dashnisë… Mes 140 aplikanteve, Miloti hapi dyert e Shqipërisë me çelësin e tij…

I nxitur edhe nga mistika, legjendat dhe historia shoqërojnë këtë çelës si hajmali. Prej kohësh ky çelës gjigand gjendet në një prej piacave më historike të Napolit, ku është vizituar nga qindra mijëra turistë të kuriozuar nga përmasat gjigande të veprës së punuar nga autori me origjinë shqiptare. Për Milotin, ky është çelësi i parë për Shqipërinë, por jo i fundit punim i tij.

Ai do ta mbushë botën me çelësa “të papërdorshëm”, por simbolike në mënyrë që ky mesazh të kuptohet nga të gjithë. Kjo sepse çdo njeri duhet të realizojë ëndrrat dhe të luftjë për to.

Sa për kritikët? Mesazhi mbetet po ai…

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/abcnews.al

ObserverKult
——-

Kenke nuri i bukurisë
Foto: Portret gruaje nga piktori Zef Kolombi

Lexo edhe:

HISTORIA E MURATORIT I CILI KRIJOI PERLËN E KËNGËS SHKODRANE: “KENKE NURI I BUKURISË”…

Thonë se, muratori që e krijoi “Kenke nuri i bukurisë”, nuk e këndoi vet asnjëherë këtë këngë. Kënga mbeti një nga monumentet më të bukura të tempullit të mrekullueshëm të këngës shkodrane.

Nga Isa Alibali

Shumica e atyre që kanë krijuar e ndërtuar tempullin e bukur dhe të madhërishëm të këngës qytetare shkodrane kanë qenë njerëz të thjeshtë. Dikush rrobaqepës, dikush këpucar. Ndonjë marangoz e tjetri kovaç, etj, por të gjithë kanë pasur shpirt të ndjeshëm prej artisti.

Ata e kanë gdhendur kaq bukur këtë tempull, saqë jo vetëm themelet ia kanë bërë të fortë, por edhe muret e kolonat ia kanë lëmuar me daltë.

Si ata skulptorët e mëdhenj që na kanë dhënë kryevepra. Një ndër këta krijues të ahengut shkodran ka qenë edhe Bejto Halili. Një mjeshtër murator, i shquar që i ri në këtë profesion. Dhe ndjekës e pasionant i talentuar i këngës qytetare shkodrane.

Dudasi, një lagje në periferi të Shkodrës, dallohej për shtëpi të vogla e të shpërndara. Me oborre e bahçe të gjelbëruara, me shumë lule të larmishme e me…vajza të bukura.

Prandaj në Shkodër është e njohur shprehja “Ujë Rusi e vajza Dudasi”, duke vlerësuar ujin e lagjes tjetër (- Ku rri? – Në Rus! – Çfarë ke? – Një mand e një pus! ishte shprehja tjetër).

Për shumë nga vajzat e bukura të Dudasit ishin thurur këngë po aq të bukura, ashtu si edhe për vajza të tjera të qytetit.

Familja Dema kishte pesë vajza, secila më e bukur se tjetra. Dallohej veçanërisht njëra, që ishte perri e vërtetë. Ishte e re dhe e shkathët

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult