Autoportreti mbresëlënës i Jean-Michel Basquiat i titulluar “Self-portrait as a heel. Part Two” do të shitet në ankand. Vepra u krijua në vitin 1982, ndërsa Basquiat jetonte në Los Angeles, gjatë një periudhe veçanërisht krijuese për artistin.
Një nga autoportretet e pakta të Basquiat, “Self-portrait as a heel. Part Two” u krijua për ekspozitën e tij të parë në Bregun Perëndimor, në Galerinë Gagosian në Los Anxhelos.
Nuancat e gjelbër, e zeza, bezha, blu dominojnë në këtë autoportret. Vepra do të shitet në një ankand të Sotheby’s të planifikuar për 15 nëntor dhe vlera e saj llogaritet në 40-60 milionë dollarë./gazetashqip
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POETIK NGA PJERIN NDREKA: A BAHET DASHNI ME MASKË?
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Pjerin Ndreka.
I ARRATISUNI
Kur ikë ti, jam unë që hupi në pyllin e murrtë.
E shikjoj qiellën prej xhamit,
yjet m’mshehen mbrapa resh.
Nata, ma shpejt vjen se ikë;
Diellit ia shof veç prendimin,
m’bahet se i rrjedh gjak prej plagsh.
E di,
deka asht veç prrallë.
Asht mërzia-buka e përditshme;
Jam i ngimë, por e ha përditë.
Bota filloi me mu njallë në kufijt e syve t’mi,
të rritun prej pritjes s’giatë,
kur u prezantove ti në andrrat e mia t’lagta.
Syni yt hap dyert e mia;
Jo, hap dyert e burgut tem.
Tesh jam unë i arratisun,
po a bahet dashni me maskë?!
RE QE E ÇAN VETIMA
E ktheva kryet kah ti e m’u ngri qafa n’erë.
Reja e pahajr m’i lshoi në sy dy pika shi.
Nji fshamë që m’erdh prej shpirtit u nis po mbet në derë,
në gojë, deshta me thanë, s’mujta me e kapërdi.
Si erdhe? Prej kah dole? A prej fotografisë?!
Dallndyshe që vjen n’prill, kërkon pemën për çerdhe.
Unë, tokë e thame shkrumb, plasë zemra prej vetmisë,
ti, re që e çan vetima, vlagën në buzë ma derdhe.
FJALE NE FJALORIN E DRITAVE
Kam ra me fjetë n’shtratin e nji andrrës;
gjithçka kërkoj ruhet n’rrudhat e nji dëshirs,
mbrenda refleksit t’ksaj natë vere.
Bashkë me ajrin thithi dëshira që s’ua di emnin.
Asht stina e puthjeve,
e si mos me u dashunue me yjet!
Fluturo pak ma poshtë
se s’mund të shof prej dritares.
Kërkoj nji fjalë n’fjalorin e dritave,
nji fjalë që t’mund të rri vetëm për vetëm me te,
e t’shkruej dialogët qiellorë.
Kjo që po m’ndodh mue a ka nji fjalë të vetën?!
Deri t’a gjej
tesh t’shkruej fjalë të holla
si hala pishe.
Poezitë e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult