Kjo ishte porosia e fundit që aktori i ndjerë, Zef Deda, ia la familjes

Zef Deda, njëri ndër komedianët më të mirë që kishte Shqipëria, madje i cilësuar edhe si ‘Charlie Chaplini i Shqipërisë’ i cili ndërroi jetë më 24 nëntor para se të ikte nga kjo botë ua la një porosi familjes së tij.

Kështu ka njoftuar aktori i njohur, Julian Deda, djali i të ndjerit përmes një postimi në Facebook, derisa ia ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet me nënën dhe vëllanë e tij.

E porosia siç e ka bërë me dije aktori Deda, ishte që të ishin të buzëqeshur, porosi kjo që sipas tyre do të shkojë në vend.

“Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkojë në vend. Familja jonë falënderon përzemërsisht secilin nga ju, për mbështetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”, ka shkruar Julian Deda.

ObserverKult


Zef Deda

Lexo edhe:

AKTORI I NJOHUR MES LOTËSH: U NISA NGA DURRËSI PËR TA TAKUAR, SA ARRITA TEK DERA E SHTËPISË ZEF DEDA VDIQ

Aktori i njohur i humorit, Edmond Halili ka treguar se mëngjesin e sotëm ishte nisur nga Durrësi për të takuar Zef Dedën, por nuk mundi ta takojë dot pasi në momentin që mbërriti tek dera e shtëpisë së tij në Shkodër, mjeshtri i humorit u nda nga jeta.

Edmond Halili, i cili ka ndarë skenën me aktorin e ndjerë, me lot në sy u shpreh se largimi nga jeta i Zef Dedës është dhimbje e madhe dhe humbje për të gjithë humorin shqiptar.

“Sot në mëngjes u nisa nga Durrësi për ta takuar. E dija që ishte i sëmurë sepse bëra një shfaqje në Shkodër, s’e takova dot sepse ishte i zënë.

Sa shkova tek dera e shtëpisë, doli një infermiere i thashë si është Zefi, tha “Zefi dha shpirt”. Më erdhi shumë keq. E kisha shokë të vjetër. Është një dhimbje e madhe. Është humbje e madhe për të gjithë humorin shqiptar.

Jam me lot në sy, çfarë të them unë i shkreti. Ka qenë i mrekullueshëm. Nuk bën nëna me Zef”, tha ai për News24.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult