Misteri i fotos në varreza, të bërë në Shqipërinë e vitit 1940

Kjo fotografi është bërë në varreza në Shqipëri në vitin 1940, duket si një pjesë e marrë nga ndonjë film bardhezi me horror.

Në të dallohet një fëmijë me një shpatë lodër në dorë, që ndodhet mbi një varr, që mban një kryq mbi të.
Në varreza dallohen dhe disa kryqe të tjera, çka bën të kuptohet se bëhet fjalë për një varrezë të krishterësh në Shqipëri.
Por cili është misteri i kësaj fotoje?

Çapajev Gjokutaj që e ka publikuar kohë më parë në ‘Facebook’, shkruan: 
Foto e bërë në vitin e largët 1940 në varrezat e Bogës. Vras mendjen pse më josh kjo fotografi.
Imazhi i varrezave ngjall gjithnjë emocion: vdekje, dhimbje, mall…
Gurë varri dhe kryqe, përkohësi dhe përjetësi…
Në këtë foto kuptime të tilla mbeten në periferi. Në plan të parë del fëmija. Jetim? Tek varri i nënës?

Varfëri… Kryqi në dorën e tij dhe lodrat në duart e fëmijëve sot…
Kush ishte dhe ku është, nëse është? Nga vijmë e ku shkojmë?…
Ndruaj se, po të ishte bërë me teknikat e sotme dhe me ngjyra, nuk do të më ngashënjente kaq shumë.
Mbingopje nga fotografia e celularëve? Epërsi e teknikave të vjetra?
Apo ligështim nga rrjedhja pa mëshirë e kohës?…

ObserverKult

—————-

Lexo edhe:

“BABI, MË PRISNI EDHE MUA”, HISTORIA QË FSHIHET PAS IMAZHIT MË TË FAMSHËM TË 1940-S

‘Babi, më prisni edhe mua’- është një foto ikonë e marrë nga Claude P. Dettloff, më 1 tetor 1940, teksa Regjimenti i Kolumbisë Britanike ishte duke marshuar në Rrugën e Tetë në kryqëzimin e Kolumbisë në New Westminster të Kanadasë.

Ndërsa Dettloff po shkrepte disa fotografi, Warren “Whitey” Bernard u largua nga nëna e tij tek i ati, Jack Bernard.

Fotografia mori ekspozim të gjerë dhe u përdor në disqet e lidhura me luftën dhe këtu është historia që qëndron pas saj. Të shtunën, më 26 gusht 1939, Hitleri kërcënoi Poloninë dhe kërkoi Danzig. Në orën 4:15 në mëngjes Regjutori Admirues në British Columbia, Kanada, mori një telefonatë nga kryeqyteti kanadez duke e udhëzuar atë që të thërresë regjimentin e BC…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU

ObserverKult