Nga Artan Fuga:
Gazetaria televizive mediokre dhe … gazetaria televizive që duhet!
Ndoqa një kronikë televizive për bypass-in e Vlorës dhe pashë se :
Gazetaria televizive mediokre :
U paraqit kryeministri Rama që tha para kamerës, larg pyetjeve të gazetarëve që nuk dukeshin, se ky ishte një ndryshim që u ofrohej atyre që shkonte në Jug!
Okay!
Kjo nuk është gazetari, as propagandë madje, kjo është abuzim me telespektatorin! Me lekun që japim!
Gazetaria e mirë do të duhej:
- Të raportonte faktet objektive : Sa km e gjatë është rruga, sa metra e gjerë, çfarë këndi të brendshëm kanë kthesat, ku kalon, në çfarë fshatrash, sa tokë kemi harxhuar, çfarë buxheti, kush e projektoi, cila firmë e punoi, çfarë materialesh u përdorën, sa kthesa, cfarë shpejtësie lejohet, çfarë ndriçimi, sa km shkurton ose shton, etj., etj.
Harrojini këto! Rëndësi ka çfarë thotë politikani! O gazetari leshi deklarative! - Gazetari duhet të raportonte nga terreni hipur në motorr, veturë, biçikletë po të donte edhe në gomar, por jo në vend të pamjeve të vërteta të jepte imazhe kompjuterike. O Zot si nuk lejojnë gazetarët të raportojnë live nga terreni?! Cfarë censure, cfarë kontrolli, edhe për një rrugë!
Ekrani vetëm me kryeministrin me syze dielli që bën komentet e veta, okay 🙂, kurse gazetari nuk duket, ku ka gazetar që raporton, zhdukur. Po po rroga fikse për gazetarët, se aty është puna! - Në vend të vinte mikrofonin në gojën e kryeministrit gazetarët duhet të shkonin te përdoruesit e rrugës, t’i pyesnin, merrnin mbresa, te ata që u shpronësuan, te ata që kanë kritika, a ku e di unë!
Çfarë mediokriteti!
Çfarë gazetari televizive leshi!
Mësojuni studentëve për gazetari mësojuni, si bëhet lajmi, shefi amator i merr dhe u thotë :
Doni punë?
Bëni të kundërtën e asaj që ju mësojnë në fakultet!
O Zot edhe mërziten kur ua thua me fakte dhe prova! Bëjnë sikur habiten! Edhe ushtrojnë presion./ ObserverKult