Klara Sykaj, lahutarja më e vogël e Tropojës (video)

Në Kukës kanë nisur përgatitjet për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, ku përmes konkursit përzgjidhen rapsodët, instrumentistët e valltarët që do të marrin pjesë në festival.

Mes tyre është Klara Sykaj, një 12-vjeçare nga Tropoja që ka pasion lahutën.

Në një intervistë për Report Tv ajo ka treguar pasionin e saj për instrumentin e lashtë.

Klara Sykaj është lahutarja më e vogël e Tropojës. Nxënësja e klasës së 6-të në shkollën “Beslidhja e Malësisë” tregon se lahutën ka filluar ta mësojë në moshën 6-vjeçare.

“Pasioni lindi sepse e kam parë shumë herë në familje dhe këndoja nëpër shtëpi me lahutë”, tha ajo.

Tashmë e angazhuar në grupet artistike –folklorike, Klara do të marrë pjesë në qershor në festivalin folklorik të Gjirokastrës.

Pasioni për instrumentin e lashtë ka lindur teksa dëgjonte këngët me lahutë dhe shikonte gjyshin e saj që gdhende lahutën në shtëpi. Me dëshirën për t’u bërë instrumentiste e famshme, 12-vjeçarja shprehet se tek telat e lahutës gjendet historia e Tropojës.

“Gjyshin e kam parë duke gdhendur lahutën, ndërsa jam praktikuar në kurs. Ndjehem krenare se do përfaqësoj Tropojën”.- thotë ajo.

Klara Sykajn e takuam në Pallatin e Kulturës “Hasan Prishtina”, aty ku këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë po marrin pjesë në koncertin seleksionues për të përfaqësuar qarkun e Kukësit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Pjesë e grupit do të jenë edhe shtatë instrumentistë të vegjël të çiftelisë./ReportTv

ObserverKult


Lexo edhe:

LAHUTA NË UNESCO, EKSPERTËT MBAJNË TAKIM ME KOMUNITETIN E RAPSODËVE

Fondacioni AADF dhe Ministria e Kulturës e Shqipërisë organizuan në Shkodër takimin e grupit të ekspertëve me komunitetin e rapsodëve dhe të trashëguesve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita.

Takimi u hap nga Ilir Parangoni, i cili bëri të njohur hapat që janë hedhur nga ky fondacion për mundësimin e përgatitjes së katër dosjeve të trashëgimive kombëtare për regjistrim në listat e UNESCO-s. Bëhet fjalë për Xhubletën, Transhumanca, Kcimi i Tropojës dhe Lahuta.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult