Kodet e rrepta morale të samurajëve: Duhet mbajtur përgjegjësi për secilin veprim!

samuraji

Samurai është një simbol i rëndësishëm në kulturën japoneze. Kodi i tyre Bushido, i njohur si “rruga e luftëtarit”, i bëri ata model për disiplinën, respektin dhe sjelljen etike në Japoni. Këta luftëtarë i dhanë formë vendit si përmes luftës ashtu edhe sjelljes së tyre.

Edhe pse samurajët nuk ekzistojnë më, ndikimi i këtyre luftëtarëve të mëdhenj ende manifestohet thellë në kulturën japoneze. Trashëgimia e samurajve mund të shihet në të gjithë Japoninë – qoftë një kështjellë e madhe, një kopsht i planifikuar me kujdes, apo rezidenca samurai të ruajtura bukur.

Trajnimi rigoroz i një luftëtari samurai fillonte në fëmijëri. Shkolla Samurai ishte një kombinim unik i trajnimit fizik, studimeve kineze, poezisë dhe disiplinës shpirtërore. Luftëtarët e rinj studionin Kendo- “Rruga e shpatës”, kodin moral të samurait dhe Zen Budizmin.

Shumë kohë përpara se bota perëndimore të fillonte t’i shikonte luftëtarët samuraj në thelb vetëm si burra, ekzistonte një grup samurajësh gra luftëtare, po aq të fuqishme dhe vdekjeprurëse sa homologët e tyre burra. Ato njiheshin si Onna-bugeisha dhe u trajnuan në të njëjtën mënyrë si burrat, në vetëmbrojtje dhe manovra sulmuese.

Samurai është një pjesëtar i kastës së luftëtarëve japonezë. Ky term fillimisht u përdor për të treguar luftëtarët aristokratë, por filloi të zbatohej për të gjithë anëtarët e klasës së luftëtarëve që u ngritën në pushtet në shekullin e 12-të dhe dominuan qeverinë japoneze deri në Restaurimin e Meiji në 1868.

Fakte rreth Samurait

Ata i përmbahen një kodi të rreptë moral. Pavarësisht se kishin frikë nga luftëtarët, samurai jetoi (dhe vdiq) sipas një kodi moral të rreptë të quajtur ‘bushido’.

Mbanin armë të përpunuara.

Katana e tyre ishte (dhe ende është) jashtëzakonisht e respektuar.

Kishin edhe luftëtare gra.

Samurai ishte artist.

Samurai është një simbol i rëndësishëm në kulturën japoneze. Kodi i tyre Bushido, i njohur si “rruga e luftëtarit”, i bëri ata model për disiplinën, respektin dhe sjelljen etike në Japoni. Këta luftëtarë i dhanë formë vendit si përmes luftës ashtu edhe sjelljes së tyre.

Në vazhdim po ju sjellim disa urtësi të Samurajve japonezë.

Para se t’i thoni dikujt mendimin tuaj, konsideroni nëse do të jenë në gjendje për ta pranuar atë.

– Njeriu duhet të korrigjojë gabimet e veta, sapo i bën. Nëse e bën këtë pa vonesë, të gjitha shkeljet do i falen shpejt.

– Ai që përdor dhunën kur është i dehur, nuk është vetëm i nxituar, por edhe burracak.
Njeriu gjithmonë duhet të shmangë sasitë e mëdha të alkoolit, krenarisë së tepruar dhe luksit të madh.

– Të bësh një pyetje edhe kur e di përgjigjen, është thjesht një akt mirësjelljeje. Të bësh pyetje kur nuk e di përgjigjen është një domosdoshmëri absolute – nuk duhet të jesh kurrë shumë krenar, për ta bërë këtë.

– Kur hasni dështime dhe vështirësi, është jetike që të vazhdoni të ecni përpara, me guxim dhe me gëzim.

– Një person nuk ka fare vlerë, nëse nuk e kupton vlerën e vërtetë të momentit të tanishëm.

– Ai që nuk ka zotëruar trupin dhe mendjen e vet, që në krye të herës, nuk do e kapërcejë kurrë armikun.

– Njeriu duhet të marrë përgjegjësi, vetëm për atë që mund të arrihet në një ditë të vetme. Çdo ditë e re, duhet të shihet si një mundësi për arritjen e objektivave individuale.

– Njeriu duhet gjithmonë, të peshojë vlerën dhe të konfirmojë të vërtetën e çdo fjale që ka ndërmend të thotë.

– Ne s’mund ta dimë kurrë se sa shumë supozimet tona mbi të tjerët janë të vërteta.


– Nëse iluminoheni në një fushë të jetës, në këmbim do të gjeni iluminim edhe në tetë fusha të tjera.

– Edhe një fjalë e vetme e folur, shpesh është e mjaftueshme për të zbuluar forcën apo burracakërinë e një njeriu.

– Ajo që quhet shpesh bujari, është në fakt dëshmi e një ndjenje të thellë dhembshurie.

– Njeriu duhet të kalojë gjithë jetën e vet, duke mësuar me zell, sa më shumë që të mundet. Në këtë mënyrë do të bëhet një njeri më i zhvilluar dhe i realizohen, me çdo ditë që kalon. Objektivi i përsosmërisë totale nuk ka fund.

Njeriu kurrë nuk duhet ta trajtojë një person tjetër me vrazhdësi, në qoftë se tjetri vjen tek ai për ndihmë – edhe në qoftë se është i zënë.

– Qëndrojuni fort atyre që besoni dhe mos u largoni prej tyre. Në vend që të rraskapiteni duke u përpjekur për të pranuar shumë këndvështrime të ndryshme, qëndrojini fort besimit të asaj që duket përjetësisht e vërtetë për ju.
/ Përgatiti: Lum Bojaxhiu/ ObserverKult

Lexo edhe:

“NJERËZIT PO HUMBASIN PJEKURINË”. JA ÇFARË SHKRUAN OSHO PËR NJERËZIT E DITËVE TË SOTME…