Këtë fillimviti Muzeu Historik Kombëtar dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti kanë zgjedhur të sjellin në vëmendje objekte të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore, si një mënyrë për të nxitur interesin e vizitorëve dhe për t’i orientuar ata në njohjen e thesareve të çmuara.
Këtë mëngjes, Margariti solli në vëmendje një copëz antikiteti siç e cilësoi ajo “Kokën e Artemidës”, gjetur në Apoloni, e që ndodhet sot e ekspozuar te Muzeu Historik Kombëtar.
Fillimet e artit në Dyrrah dhe në Apoloni shkojnë që në shek. VII-VI para Krishtit krahas themelimit dhe forcimit të qyteteve. Në Apoloni, arti i shek. IV-III para Krishtit përfaqësohet me disa vepra origjinale nga skulptura e rrumbullakët dhe nga relievi. Një vepër me cilësi të lartë artistike e gjysmës së dytë të shek. IV para Krishtit ishte koka e Artemisit, e paraqitur me një kthim të qafës, sipas modeleve të Leoharit/ATSH.