“Koka në Stamboll more,
trupi në Janinë…”
Se absolutisht nuk merremi me tekstet e këngëve tek hidhemi në valle ahengjeve, tregon pikërisht kënga për Ali Pashë Tepelenën.
Hit prej shumë kohësh, ajo flet për fundin e përgjakshëm të prijësit të madh shqiptar.
Trupi i masakruar na del para që në strofën e parë.
Por kjo nuk na ndalë që të vazhdojmë vallëzimin në kulm të disponuar.
Në vazhdim gjeni tekstin dhe këngën:
Koka në Stamboll more,
trupi në Janinë,
të shtrinë Ali Pasha more,
o Pasha të shtrinë.
Se një varr i vetëm more,
s’ta nxe dot lavdinë,
të shtrinë Ali Pasha more,
o Pasha të shtrinë.
Zbardhur mjekër gjatë more,
si bora në brinjë,
të shtrinë Ali Pasha more,
o Pasha të shtrinë.
Dhe që nga bedenat more,
ulërin stuhia,
si mjergull te koka more,
rri Vasiliqia.
Koka në Stamboll more,
trupi në Janinë,
të shtrinë Ali Pasha more,
o Pasha të shtrinë.
E ngjashme, është edhe kënga kushtuar Ganimete Tërbeshit (1927-1944) e cila si 17 vjeçare u var nga nazistët.
Teksti i këngës fillon kështu:
Heu asnji fjalë si shpetoi prej goje,
Nanë moj sa shumë duroi
Heu shkuma e bardhë i shpëtoi prej goje
shokët nan’ si tregoi…
Teksti që tregon momentet e fundit të jetës së Ganimetes, nuk ndikon në atmosferë.
As vargu i tmerrshëm se gjatë momentit të varjes fillon t’i dal shkumë nga goja, nuk ndikon. Përkundrazi ahengu ndizet me valle.
Përgatiti T.K/ ObserverKult
Lexo edhe:
Rrëfimet e atyre që ishin afër Ali Pashë Tepelenës në fundin e tij, si e prenë në besë…