Përkthyer nga: Denata Ndreca
1
Nënës time
Sa larg kam qënë nga ti,
sikur doja të konsumoja
me gjitha forcat dashurinë
që më ke dhënë,
e ndër udhëtime
e në puthje e fjalë kërkoj i rraskapitur
fundin e asaj që më ke dhuruar.
Nuk ka vend në botë, nuk ka dalldisje e kllapi
që nuk ka buzëqeshjen tënde, martirizimin tënd,
por nuk u mbizotërove nga gjërësia jote femërore.
Je bërë heshtja e lartë e luginës
nëna ime, pemë e lulëzuar pas shpatullave të mia.
2
Atë që një burrë mund t’i thotë qiellit ose një gruaje
Mos më kthe më
atë që më ke vjedhur, dritën e fundit,
prehjen, hiqe
pemën e shpërthyer në mëndje
mos më kthe më atë që
më ke zhgulur
mos më kthe më asgjë, më mirë
të mbaroj në ty sesa të vdes unë
në mua vetëm
mbaji të gjitha, harromë –
më humb
brënda teje, krejtësisht.
3
Të njohësh frymën, ekzatësisht
është pushtimi i dashnorëve,
të prekësh
ujin e mistershëm
të fytyrës së heshtur
të thuash dashuria ime
sikur të thuash asgjë
e padurimshja dritë e gishtave
ajo që dridhet e nuk pushon
së dridhuri.
4
Asgjëja
o si duhet t’a quajmë
ajo që vizaton në çdo agim
profilin tënd, linjën
shumë të largët të këtyre syve
tani kaq pranë…
Qoftë lëvduar, qoftë
bërtitur –
të t’lëviz flokët
nga balli
është e vetmja forcë e pamatshme.
5
Dhimbja e lumtur
të duash
e të mos të të duan
hija në zemër
një e pafundme gjurmë
hapi në këtë udhë deti
krahët –
është sikur të mos kemi lindur kurrë.
Davide Rondoni (Forlì 1964) është një nga zërat më të fortë dhe më të përkthyer të poezisë bashkëkohore italiane. Themelues dhe drejtues i Qendrës së Poezisë bashkëkohore në Universitetin e Bolonjës dhe Revistës letrare “clanDestino”. Dramaturg, filozof, shkrimtar, përkthyes e gazetar, drejtues i shumë programeve televizive e radiofonike për poezi (Rai, Sky, Tv2000, San Marino RTV). Fitues i çmimit Montale jashtë, dhe i shumë çmimeve të tjerë letrarë. Ka mbajtur e mban kurse poezie dhe letërsie në Universitetet e Bolonjës, Milano Cattolica, Genova, në Yale University e Columbia Uniuversity (USA). Ka prezantuar dhe pëfaqësuar poezinë italiane ndër shumë festivale ndërkombëtarë.
(të gjitha të drejtat e autorit, janë të rezervuara)
ObserverKult