Koleksioni fotografik i Safet dhe Gjylzade Dokles i dhurohet Muzeut Kombëtar “Marubi”

Koleksioni fotografik i Safet dhe Gjylzade Dokles tashmë do të jetë pjesë e Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Në ceremoninë e dhurimit të koleksionit fotografik, ishin të pranishëm familjarë të Safet dhe Gjylzade Dokles. Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, drejtues të Muzeut Kombëtar të Fotografisë, “Marubi”, dashamirës etj.

Aktiviteti fotografik i Safet e Gjylzade Dokles i zhvilluar në Borje të Shishtavecit të rrethit të Kukësit shtrihet nga vitet ’30 deri në vitet ’70. Në koleksionin e tyre fotografik dokumentohet historia politike, jeta shoqërore. Pastaj ritualet e ndryshme dhe aspektet tradicionale të Shqipërisë verilindore.

Ky koleksion është më i madhi i dhuruar ndonjëherë mbas ’90 Fototekës Marubi. Koleksioni përbëhet nga 19.548 negativë, 31 albume me fotografi dhe 33 objekte të laboratorit fotografik.

Në vijim të përmbushjes së misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubika bashkëpunuar prej disa muajsh me Ramadan Doklen, trashëgimtar i koleksionit fotografik të prindërve të tij Safet dhe Gjylzade Dokle, me qëllim dhurimin e këtij koleksioni.

Në vazhdën e misionit për të shpëtuar koleksionet fotografike të dëmtuara apo që ruhen në kushte të papërshtatshme në Shqipëri, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, gjatë viteve të fundit ka ndërmarrë disa nisma të shpëtimit të koleksioneve fotografike. Si në rastin e koleksionit të Osman dhe Mehmet Kallfës në 2015 dhe të fotografit Pirro Mosit në 2016./ATSH


Lexo edhe:

IMPROVIZOHET LABORATORI I PUNËS SË KEL MARUBIT, SHFAQEN PËR PUBLIKUN APARATET AUTENTIKE TË MARUBËVE

Veglat e punës së Kel Marubit e pasardhësve të tij si dhe procesimi i fotografisë i improvizar në dhomën e errët me nuanca të kuqe. Për herë të parë bëhen të prekshme për publikun në një ekspozitë të hapur në Muzeun Marubi të Shkodrës.

Jo pa emocion Drejtori i Muzeut Lucian Bedeni kujton se më parë aparatet autentike të Marubëve qëndronin në kushte të mjerueshme. Ndërsa përmes muzeut të ndërtuar nga e parë këto objekte kanë marrë jetë…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult