Azem Çerkini ruan rreth 30 mijë gazeta e revista që nga vitet ‘90, në bibliotekën arkiv-muze, ku një numër i konsiderueshëm i janë dëmtuar gjatë luftës.
Inspirimin për t’u bërë koleksionues thotë se e gjeti në librin “Përsëri në këmbë” të Dhimitër Xhuvanit.
Gazetat e mbledhura i sheh si pasuri të veçantë, raporton KTV.
E tëra nisi dy dekada më parë kur ai i blinte rregullisht gazetat si “Shkëndija”, “Bujku” dhe “Fjala”.
Ndër 30 mijë gazetat e mbledhura, me dashuri e ruan numrin e parë të gazetës “Kohës Ditore”. Thotë se atëkohë ishte falas dy ditë me radhë.
Çerkini tashmë për shkak të moshës e ka të vështirë ta vazhdojë mbledhjen e të gjitha gazetave.
“Kohën e së dielës” thotë se ruan çdo vikend si ithtar i fjalëkryqit dhe si krijuesi i fjalëkryqit shqiptar më të madh në botë.
Azem Çerkini gazetat i ka të koleksionuara në bazë të tipologjisë.
E derisa i shfletonte gazetat e mbledhura, i moshuari thotë se tashmë nuk do të koleksionojë gazeta dhe se shpreson që gjeneratat e ardhshme do t’i shfrytëzojnë ato.