Koloseumi në Romë është atraksioni më popullor për të dytin vit radhazi sipas të dhënave të vetë udhëtarëve nga TripAdvisor.
Arena e famshme pasohet nga muzeu i Luvrit në Paris dhe Vatikani në Romë, në krye të listës së vendeve që nuk duhen humbur për udhëtarët.
Ndërsa atraksionet evropiane dominonin dhjetëshen e parë, dy destinacione të reja amerikane hynë në listën e këtij viti përveç Statujës së Lirisë: lagjja franceze në New Orleans; Skydeck Chicago në Willis Tower dhe ura Golden Gate në San Francisko.
“Vendet ikonike dhe historike nga e gjithë bota do të jenë gjithnjë destinacione popullore për udhëtarët, por ato janë popullore për një arsye”, thotë Lorels Greatrix, zëdhënës i tripAdvisor, përcjell TCh. “Këto janë disa nga sitet më historike dhe mbresëlënëse në botë. Nëse është vizita juaj e parë apo e pesëmbëdhjeta, ka shumë mënyra interesante për t’i parë këto sajte, si për shembull një tur i nëndheshëm i Koloseumit, një gjueti familjare thesaresh në Luvër, apo edhe një shikim për herë të parë i një meshe të papës”.