Ylli britanik, i njohur për “The Goodies” dhe “I’m Sorry I Haven’t A Clue”, ka ndërruar jetë të dielën. Brooke-Taylor, ka qenë pjesë e skenës për gjashtë dekada, prej vitit 1960.
Në një deklaratë, agjenti i tij është shprehur: Me trishtim të madh, ju njoftojmë se Tim, ka vdekur nga Covid-19. Ai ishte një klient i jashtëzakonshëm dhe ishte kënaqësi ta përfaqësoja. Jemi mirënjohës që kemi aq shumë punë të tij, për t’i shfaqur, lexuar apo dëgjuar.