Kompleksi i “Xhermehallës”, i mbijetoi komunizmit- sot i harruar

I mbijetoi kohës së egër së komunizmit që i kishte shpallur luftë fesë, por duket se harresa pas kësaj periudhe do shkatërrojë një ndër komplekset më të veçanta islame në Shqipëri.

Edhe pse për nga arkitektura është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, ky monument kulture është i panjohur për turistët.

Kompleksi Islamik Xhermehallës në Delvinë mendohet se u ndërtua në fund të shekullit XIII dhe fillim të shekullit XIV nga osmanlinjtë.

Edhe pse Monument i Trashëgimisë Kulturore i kategorisë së parë, gjendja e kompleksit është duke u rënduar çdo ditë e më shumë.

Personat që merren me ruajtjen e tij, shprehen se kompleksi ka interes të madh nga turistët, por për shkak të mungesës së investimeve, dhe infrastukturës bëhet e vështirë kthimi i këtij kompleksi në një vend turistik./oranews

LEXO EDHE: