Komplet ndryshe nga ç’e mendonim: Kjo është historia e vërtetë tragjike mbi të cilën u frymëzua “E bukura dhe bisha”

Ndërsa përralla e famshme “E bukura dhe bisha” ka një fund të lumtur, historia e vërtetë mbi të cilën u bazua ajo ka një fund tragjik.

E botuar për herë të parë në Francë si “La Belle et la Bête”, përralla e famshme për fëmijë e viteve 1740 u frymëzua pjesërisht nga jeta e pazakontë e të ashtuquajturit ‘njeriu i egër’ Pedro Gonzalez dhe nga martesa e tij me një grua të re e të bukur të quajtur Katerina.

I lindur në Tenerife të Spanjës në vitin 1537, dhe i dhënë si dhuratë për mbretin e Francës, Henry II, në vitin 1547, Pedro Gonzalez vuajti nga një gjendje e panjohur që tani njihet si hipertrikoza ose Sindroma e Ujkut, e cila bëri që fytyra dhe trupi i tij të mbuloheshin me shumë qime. Deri më sot ka pasur më pak se 50 raste të dokumentuara.

Në oborrin mbretëror të Henry-t, Pedro shihej si një kuriozitet ekzotik, njësoj si xhuxhët, gjigantët dhe gaztorët.

Megjithatë, pasi vlerësoi intelektin e tij, mbreti Henry vendosi që t’i ndryshonte emrin ‘bishës’ në Petrus Gonsalvus dhe ta arsimonte.

Me kalimin e kohës, ai mësoi tre gjuhë, dhe detajet e sjelljes së duhur në një oborr mbretëror.

Ndërsa ka pak të dhënave arkivore mbi jetën e tij, në vitin 2021 “Revista de Historia Canaria” shkruante se bazuar në dokumentet e zbuluara së fundmi, Pedro kishte arritur të integrohej mirë në jetën e oborrit.

Kur mbushi të 20-at, ai ishte bërë kamarier në tryezën mbretërore.

Më pas studioi për drejtësi, u bë një tregimtar i monarkut të ri Sharlit IX, dhe nga viti 1582 nisi të jepte leksione të jurisprudencës në Universitetin e Sorbonës.

Megjithatë, disa rrëfime tregojnë se pas vdekjes së Henrit, gruaja e tij e pamëshirshme Katerina de Mediçi vendosi të kryente një eksperiment për të zbuluar se çfarë lloj fëmijësh do të prodhonte njeriu i saj i egër.

Në 1570 Petrus u martua me Katerina Rafelin, vajzën e bukur të një tregtari francez. Përpara dasmës mbretëresha nuk e paralajmëroi vajzën mbi pamjen e burrit të saj të ardhshëm.

Reagimi i saj mundet vetëm të imagjinohet.

Megjithatë, gjatë martesës së tyre të gjatë, 4 nga 7 fëmijët e tyre lindën me hipertrikozë.

Në dallim nga fundi përrallor i filmit vizatimor të realizuar nga Disney, Pedro vazhdoi të shihej si një çudi e rrallë.

Pasi u dallua në gjykatën franceze, Pedro dhe familja e tij u dërguan jashtë vendit, në mënyrë që anëtarët e familjes mbretërore të Evropës të mund t’i binin në sy.

Libri “Vajzat e mrekullueshme leshatore: Motrat Gonzales dhe botët e tyre” përshkruan se si fëmijët e Gonzalez iu dhuruan fisnikëve të tjerë dhe u trajtuan si kafshë shtëpiake në oborr.

Çifti i jetoi vitet e fundit të jetës në Itali. Sipas dokumentarit të Smithsonian Channel “The Real Beauty and the Beast”, fakti që nuk ka asnjë të dhënë për vdekjen e Pedros mund të jetë për shkak se ai tragjikisht nuk u konsiderua plotësisht njerëzor dhe kështu nuk i përshtatej një varrimi tradicional të krishterë./living.al

ObserverKult


Lexo edhe:

NUK ËSHTË PËRRALLË: E BUKURA DHE BISHA KANË JETUAR DIKUR…

E thërrisnin “njeriu i pyllit”, ndësa ai vuante nga hypertrichosis (qime të dendura). U martua me Katerinën e bukur dhe patën 7 fëmijë!

Shumë nga përrallat që na tregonin kur ishim të vegjël u bazuan në histori të vërteta. Një nga këto ndoshta edhe më e veçantë, ishte “E Bukura dhe Bisha”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult