Profesori i mirënjohur dhe kompozitori Robert Radoja, ka rrëfyer mes emocionesh momentin më të vështirë të jetës së tij, humbjen e bashkëshortes dhe kujdesin ndaj dy djemve të tij.
Në një intervistë për emisionin “Dola te Ola”, Radoja thotë se pas ndarjes nga jeta të bashkëshortes, Tatjanës, ai nuk u martua dhe ia dedikoi jetën dy djemve.
Tatjana Radoja, e cila ka interpretuar edhe në filma si “Përballimi”, “Ndërgjegjja”, “Streha e Re”, u nda nga jeta në moshë të re nga një sëmundje e rëndë.
“Bashkëshortja ime iku e re. Më dhuroi dy djem të bukur. Ishte mësuese frëngjishteje.
Fati nuk i buzëqeshi për jetën”, tha ai, teksa shtoi se e ka njohur që fëmijë në korin e Pallatit të Pionierëve, ku ishte edhe soliste, dhe më pas janë ritakuar në Festivalin e 11 të Këngës.
“Djemtë u rritën pa nënë”, tha profesori mes emocionesh, por shtoi se nuk ka asgjë në jetë që nuk përballohet.
Djali i madh i tij jeton në Gjermani dhe merret me art, madje drejton një grup, ndërsa i vogli punon në media, montazhier dhe ilustrim muzikor.
Profesor Radoja u shpreh se është një baba krenar për të dy djemtë e tij./panorama
ObserverKult
Lexo edhe:
“ME BUKË ME TRISKË, POR KISHTE TEATRO”- ROBERT RADOJA RRËFEN JETËN MES DIKTATURËS DHE DEMOKRACISË
Kompozitori i njohur, Robert Radoja, ka rrëfyer jetën mes dy sistemesh. Në një intervistë në “News 24” kompozitori pyetet mbi vitet 1970 ku shumë artistë u goditën nga Partia Komuniste, moment për të cilin Radoja shprehet: “Të gjithë kemi pasur frikë asokohe.
“Ata që thonë se ishin të lumtur, e kishin këtë frikë. Diktaturë do të thotë “të bësh si them unë”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult