“Rrënimi i një qendre kulturore” dhe protagonist i këtij skenari “të shëmtuar”, fatkeqësisht qëndron kompozitori Limos Dizdari. 22 vite më parë, ai shpëtoi Pallatin e Kulturës në Ksamil ku nga një katrahurë arriti që ta shndërronte në një vepër arti. Gjithçka me mundin e tij, me paratë e tij, por sot është në “luftë”, pasi këtë pjesë të historisë që e ngriti me shumë mund, “duan t’ia marrin”.
Sot ai prej 12 ditësh, proteston i vetëm, përpara Kryeministrisë së Shqipërisë, me shpresën se do arrijë që të shpëtojë Shtëpinë e Kulturës “Dea”. Në një intervistë ekskluzive në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv, ai ka rrëfyer shumëçka, që nga sakrificat që ai ka bërë, duke shitur gjithçka për një pronë që sot, siç ai pretendon, është shitur padrejtësisht dikujt tjetër.
– Më thanë qe proteston përditë këtu, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe erdha të të bëj një intervistë…
– Mirë se erdhe. Kam pasur një ndërprerje 2 ditë dhe po e rifillojë sërish. Është dita e 12-të. Po protestoj “për lumturinë që po jetojmë”.
Ju keni ardhur te qendra e artit “Dea”, tani e kanë shkatërruar vandalët. E kanë shqyer, kanë hapur dyert, kanë hyrë brenda, atje ka një bazë materiale të jashtëzakonshme. Një kontigjen me vepra arti nga më të mëdha, një koleksion piktura, 300-400 veta. Është salloni i librit Migjeni, që ka rreth 10 mijë tituj librash. Atje është bërë , kam ngritur një Teatër të Operash, e di ç’do të thotë, t’u japësh dritë banorëve që të jetojnë me të tërë komoditetin.
– Jepeshin koncerte?
– Nga më të mëdha e më të bukur, teatër, dramë, edhe mbrëmje baleti. Koncerte të muzikës klasike, koncerte për piano, kanto, t’u krijosh dimesione të mëdha njerëz, e respektoj edhe dëshirën e kryeministrit që do të lëshojë satelitë, jo një, por 2.
– Të kthehemi te qendra Dea, pse ta morën, të gjithë thonim ‘i çmend Limosi, shiti shtëpinë e në Tiranë dhe vajti të ndërtojë qendrën Dea’…|
– Unë e bëra një vlerë të jashtëzakonshme kulture, një qendër arti të vërtetë.
– Me çfarë fondesh?
– Me fonde personale, mblidh andej, merr kurimet e mia, të fëmijëve. Ndihma nga dashamirës.
– Sa ka shkuar ai investim?
– I ka kaluar 800-900 mijë euro. Dhe e shkatërruan, mirë e shkatërruar, por kujt ia dhe?
– Ç’hyn shteti?
– Shteti nuk i bën asgjë pa dorën e kryeministrit, i kam dorëzuar 42 letra. Kryeministrit dhe vartësve dhe asnjëri nuk jep zgjidhje, e kanë marrë se në 2020 mbaronte marrëveshje me qendrën e artit “Dea”. Kisha të drejtën që ta ruaja ose të parableja, jo përkundrazi e kishte konfederata.
Kush është institucioni që ka të drejtë ta shesë? Pushteti vendor.
Një ligj 7340/1 i 1998 thotë që shtëpitë e kulturës i kalojnë pushtetit vendor, kërkoj që të regjistrohet jo. Priste që të vinte 31 dhjetori dhe u fut Konfederata dhe e shet. Dhe ajo që kam bërë unë, kam kushtuar 600 e ca mln lekë, rikonstruksioni, e ndërsa konfederata e ka shitur për 200 e ca mln lekë, cilën ke shitur, atë që gjeta unë.
Se nëse ke shitur këtë ke paguar shumë, se e gjeta të shkarkuar në gurët e fundit, nëse ke shitur atë që bëra unë, mund të fillosh pazarin me 1 mln e gjysmë euro se vetëm kjo qendër ka 5 piano. Ajo piano ka ardhur nga Tokio në Ksamil për 46 mijë euro, lekë më lekë, dhe janë 5 piano, Ksamili ka bërë bum dhe ka blerë dhe 14 të tjera. Unë jam me këto rroba që më shikon ti, me këto jam, s’kam të tjera.
– Të kanë ngelur aty të gjitha?
– Gjithçka është brenda.
– Ku jeton?
– As unë nuk e di se ku jetoj, se i shita të gjitha ato që kisha në Tiranë. Që ta bëja ëndrrën time, me këtë të flasësh. Fjeta në Durrës, në plazh te një dhëndri im. Në shtëpinë e një dhëndri tim, nuk ka ku bëhet më keq?
– Po fati i veprave?
– Të gjitha janë të pabotuara, janë hedhur sheshit, sepse gjithë biblioteka janë hedhur në tokë. Janë futur në skuta, nuk e di c’bëhet, i shkoj policisë dhe bën shakara. Më thonë “i kemi nxjerrë”. Gjithë gënjeshtra…
– I thatë kryeministri që më kanë kërcënuar dhe ai tha nuk ka njeri që të kërcënojë…
– Një marrëzi e madhe, siç flet ai, fshatçe. Ai është ai që qëllon herë me pëllëmb, herë me zhivë. Herë me rreze lazër, është i paparashikushëm, e dini pse jam unë këtu. Jam këtu që t’u them njerëzve bëhuni të ndërgjegjshëm. I keni parë solidaritetin në Facebook, në këto postimet personale, çfarë bëhet kështu…
– Si kanë reaguar njerëzit e zakonshëm ato publikë?
– Është turp, turp për këtë shtet. Shtet i bërë me njerëz të paaftë, mbahet mbi paterica.
– Gjithë ajo qendër, është shitur për 200 mln të vjetra?
– Po, gjithë ai apartament, për të ardhur keq, ja kjo është. Problemi është se ajo që është më e keqja është se nuk po shoh një ndjenjë tërheqjeje dhe kjo vjen sepse si duket ky kryeministër, president, është se e kanë një suport nga pas, kjo është e frikshme, se ne do kishim dëshirë që të jetonin si një shtet i vogël. Të jetojmë jetën tonë të thjesht me nder dhe dinjitet, të respektuar, të respektojmë ligjin dhe të bëjmë atë që është për të bërë.
– Linjën zyrtare të ankimit e ke ndjekur?
– Deri në fund, e e fundit kemi dërguar SPAK, i kemi kërkuar në mënyrë sistematike Bashkisë së Sarandës që ta regjistrojë këtë pronë dhe ajo thotë është e konfederatës, po kjo nuk është pronare moj vajzë, në bazë të ligjit, është e jotja, unë kam shkresë nga komuna që më thonë “qendra e artit, i takon pushteti vendor”, dakord, hajde bëj transferimin e kontratës që të paguaj detyrimin.
Komuna dhe më falënderon për këtë dhe ma nxjerr dhe në TV në ballafaqim, më thotë është pronë e bashkisë, po ku e ke regjistruar, “po pse gënjen”. Po ku është e bashkisë, pse e ka shitur konfederata? Ç’ të drejtë ka ajo?
– Pse ka sindikata, se ne nuk shohim greva e protesta?
– Si do ketë sindikata këtu, kur as klasa punëtor.
– Kush e ka firmosur që e shiti dhe kujt ia ka shitur?
– Kolë Nikolla, ia ka shitur nipit të Zabit Brokës, që merret me gazin e lëngshëm.
– Deri kur do të protestosh?
– Do jem këtu deri sa shteti të vijë të më thotë, “na fal, është bërë gabim i pafalshëm, kërkoj mirëkuptimin tuaj. Ju lutem khtehuni aty ku ishit dhe kërkesat që ju kërkoni do të plotësohen”.
– Shpresë ke?
– S’kam pse të mos kem shpresë, jam në të drejtën e vendit tim, në të drejtën e kulturës së popullit tim, s’po mbroj interesat e mia. Unë kam shkuar për të zbukuruar jetën e njerëzve, këta shtetar ua bëjnë ferr njerëzve, çfarë fitojnë duke shkatërruar kulturës.
Kanë prishur Cirkun Kombëtarë, më thanë që do prishej Galeria e Arteve, çfarë duan këta. Kjo nuk është rilindje, kjo është gjirizë. Njerëz që s’duan dritë, si mund të bësh thirrje që të mos kesh, isha 15 vjeç kur Tonin Arapai bënte ushtrinë, kur ai bëri operetë, dhe në shkuam me gëzim të madh dhe nga aty dolën gjithë ata artisë.
Kam bërë një balet dua që ta vërë në skenë, dua që të zgjasë jetën e Ksamilit, Ksamili për 30 ditë xhiro. Kaq vetëm në gusht, minimalisht duhet të jetë 6 muaj vera. Se të bësh teatër, hap perspektivë që njerëzit të vijnë këtej. Fëmijët nuk do rriten me aromën e kanabisit.
Më ka thënë Luan Memushi, “atë që i ke bërë ti Edi Ramës, mbaje mend s’ka për ta falur’, unë e pengova që të mos prishej teatri, e pengova dhe të gjithë ata deputetë u ngritën. Duke thënë ‘t’ia japim këto lekë që kërkon’, po jepeni. unë u thashë, në emër të Komisionit, nuk do flasë në parlament…dhe i falenderova që të gjithë. Dhe prapë nga fillimi ashtu do të veprija, nuk kam bërë gabim që vajta në Ksamil, kam shkatërruar veten, familjen, kam përdorur focën e autoritet, të prindrit, por ama gjëja është emadhe dhe lumturia është e të gjithëve.
– Ishe te restaurimi i Teatrit të Operës?
– Nuk kisha ftesë.
– Si, ti ke qenë drejtor Ansamblit…
– Jo, s’kisha ftesë Nuk e dinë që je një ndër kompozitorët më të mirë të vendit?/shqiptarja.com