Komuna e Prishtinës edhe sivjet përkrah Festivalin e Këngës

Komuna e Prishtinës edhe sivjet do ta përkrahë Festivalin e Këngës, të organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK). Për këtë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i RTK-TV, Rilind Gërvalla kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetjen e këtij festivali.

Kryetari Përparim Rama në Facebook ka shkruar se: “Kryeqyteti, edhe këtë vit, me krenari e përkrah Festivalin e Këngës, të organizuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK) – një ngjarje me vlera të spikatura artistike e kulturore, që krijon hapësirë për shprehjen autentike të krijimtarisë vendore dhe fuqizon identitetin tonë kulturor”.

“Me kënaqësi e prita drejtorin e RTK-TV, z. Rilind Gërvalla, me të cilin nënshkruam marrëveshjen për mbështetjen e këtij festivali. Ky akt simbolizon përkushtimin tonë ndaj një vizioni të qartë: një kryeqytet që e nxit dialogun artistik dhe e sheh artin si shtyllë thelbësore të zhvillimit shoqëror. Besojmë në një kryeqytet që frymon me art, ku kultura nuk është në margjinë, por në qendër”, ka shkruar Rama.

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRPARIM RAMA: NË SKENËN E PALLATIT TË RINISË DO TË REALIZOHEN KONCERTE E FESTIVALE TË NDRYSHME