reklamë

Koncert i veçantë i Filarmonisë së Kosovës në Prishtinë

Foto ilustrim

Filarmonia e Kosovës, në bashkëpunim me Operën e Kosovës, do të mbajë koncertin e radhës më 19 mars 2026, duke filluar nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Kjo mbrëmje koncertale shënon një moment të rëndësishëm për orkestrën, pak para debutimit të saj në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit.

Nën dirigjimin e Marion Wood, programi përfshin vepra nga Robert Schumann, Valton Beqiri dhe Antonín Dvořák, duke ndërthurur repertorin romantik me atë bashkëkohor.

ObserverKult


Lexo edhe:

Chopin Piano Fest Prishtina edicioni i 16-të, nga 7 maj deri më 10 qershor