Tri vite pas ndarjes nga jeta të mjeshtrit të valles shqiptare, Besim Zekthi, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka sjell koncertin “Legjenda e valles shqipe”.
Me interpretimin e Orkestrës dhe Ansamblit, ky koncert prezanton krijimtarinë dhe interpretimet solistike të mjeshtrit Zekthi, si kontribut i vyer që ai i la jo vetëm artit shqiptar por dhe të rinjve që vazhdojnë nën gjurmët e tij.
“Besimi ëndërronte që vallja shqiptare, tradita kultura të trashëgohej brez pas brezi. Ndaj dhe unë si përgjegjëse e sektorit të valleve jam kujdesur që në këtë grup të kem të rinj nga shkolla e baletit, të rinj që e kanë përqafuar shumë mirë vallen”, tha Brikena Jaupaj, përgjegjëse e sektorit të valleve në AP.
Teksa jetën ia dedikoi valleve duke synuar ruajtjen e vlerave dhe ngritjen e saj në piedestal, Besim Zekthin artistët që ndanë skenën me të e kujtojnë kështu.
“Ishte strikt, ishte profesionist donte më të mirën që vallja, lëvizja të lexohej, sepse ai kishte dhuntitë që i kishte dhuruar zoti, po ashtu ishte shtatlartë. Por nuk mjaftoi vetëm kjo, ai me dashurinë për vallen dhe interpretimin hyri në zemrat e publikut”, shtoi Jaupaj.
Besim Zekthi i cili është identifikuar shpesh me “Vallen e shqipeve” është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” në festivalin e Dizhonit në Francë në 1970-n, si dhe me titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”./vizionplus.tv
ObserverKult
Lexo edhe:
ANSAMBLI I KËNGËVE DHE VALLEVE, “PASAPORTË KOMBËTARE”
Ansambli i Këngëve dhe Valleve zbriti në Shëngjin këtë fundjavë.
Artistët mbajtën një koncert në zonën turistike, e cila është e tejmbushur me pushues në këto ditë të nxehta gushti.
Këngët dhe vallet e interpretuara me mjeshtëri nga artistët e këtij ansambli tërhoqën vëmendjen e qindra pushuesve, të cilët kishin mbushur sheshin “Wilson”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
TIMO FLLOKO: MOS MË THUAJ HUMBI DASHURIA…
Për një çast, më ndali zemra, s’ishe ti,
Shpirtin sonte, ma trazove përsëri.
Më kujtohet, sa shumë prisja,
Që të ndieja erën tënde
Kthehu, dhe një herë të të shihja.
Ëndrra gjumin ma këputi e më zgjoi,
Mbi nënkresë të ndjeva frymën, ku je ti?
Puthjet ende janë të nxehta,
S’na i ftoh dot largësia.
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra.
Unë dhe ti,
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti,
Lusnim natën që pa fund të zgjaste
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej,
Ndarje të mos kish!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult